Beyonce ka reaguar rreth vrasjes së George Floyd në profilin e saj në Instagram, ku me anë të një videoje ka kërkuar drejtësi.
“Jemi zemërthyer dhe të neveritur. Nuk mund ta normalizojmë këtë dhimbje. Nuk po flas vetëm për njerëzit me ngjyrë. Nëse je i bardhë, i zi, ngjyrë kafe apo çdo ngjyrë tjetër, jam e sigurit se ndihesh i/e pashpresë nga racizmi në Amerikë aktualisht.
Vrasjet e qenieve njerëzore duhet të marrin fund. Njerëzit me ngjyrë nuk duhet të shihen si më pak njerëzor. S’mund t’i mbyllim më sytë. George është familja jonë, sepse është amerikan.
Ka ndodhur shumë herë që kemi parë vrasje të tilla të dhunshme dhe s’ka pasur drejtësi. Po, dikush po dënohet, por drejtësia do shumë të arrihet. Vazhdoni të luteni për paqe, mëshirë dhe shërim për vendin tonë”, -tha ylli i muzikës.
View this post on Instagram
Beyonce e mbylli videon duke u kërkuar fansave të vizitojnë adresën në faqen e saj, ku përfshihen linqe për peticione të ndryshme.
Një prej këtyre peticioneve, Change.org ka arritur të sigurojë më shumë se 9 milionë firma.