Aktualitet

“Më nxirrni për 10 minuta ose do vras veten” – Pipero shokon me dëshminë e pacientes në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:19 - 07/12/20 |
mapo.al

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar një ndodhi të pazakontë, që kishte përjetuar sot me një paciente në një prej spitaleve Covid.



Pipero u shpreh në emisionin “Opinion” se shumë pacientë nuk duan të rrinë në spital dhe një prej tyre i kishte thënë që nëse nuk e nxirrnin nga spitali për 10 minuta ajo do hidhej e do vetëvritej.


“Unë po u them një rast konkret se çfarë më ka ndodhur sot në spital. Ishte një paciente që do dilte sot dhe më tha ‘nëse nuk më nxirrni nga spitali për 10 minuta, unë do vras veten’”, u shpreh mjeku infeksionit.



Më tej, Pipero kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e tha se është i vetëdijshëm që qytetarët janë shumë skeptik ndaj virusit.



Ka një lloj skeptizmi tek qytetarët, unë e shoh në përditshmëri. Ka shumë raste që vijnë pacientë me forma të rënda, shkojnë tek mjeku i familjes, tek një specialist”, tha ai.


Ndër të tjera gjatë bisedës mjeku i njohur tha se në spitalin Infektiv ka ende vende të lira dhe nuk ka kolpas.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas