Aktualitet

“Më ofruan 21 mln € të mos rrëzoja Gjukanoviç”, politikani shqiptar bën deklaratën e fortë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 04/12/20 |
mapo.al

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazović konfirmon për mediat e Malit të Zi se i janë ofruar 21 milion euro në mënyrë që të mos rrëzonte regjimin e Presidentit Milo Gjukanovic.






Abazoviç, i cili është kandidat për Zëvendës Kryeministër, tha se ai mori oferta për atë nga disa palë. “Kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por unë nuk ndihem i pasigurt ,” i tha Abazoviç në TV N1 raporton gazeta “Vijesti”.


Ai tha se qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por që ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët dhe theksoi se “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”.







Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fortë në Parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.

Lexo edhe :  Video/ "S'na komandojnë shqiptarët", Abazoviç përplaset me protesuesit



Deputeti Genci Nimanbegu, tha se program ka shume fjalë të bukura, por të cilat fatkeqësisht nuk trajtojnë çështjet e popujve pakicë.



Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës se sotme, ku pritet te bëhet dhe votimi i qeverise.

Edhe pse partia e Milo Gjukanoviç udhëhoqi me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar arriti që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë Social Demokrate të Malit të Zi. Shqiptarët arritën të merrnin dy mandate.

1


Etiketa: , ,

Pas