Identifikohet personi i mbytur në lumin Shkumbin.
Mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin E.T, me origjinë nga Elbasani por banues në Tiranë.
27-vjeçari dyshohet se është mbytur të paktën 2 ditë më parë, pasi trupi i tij ka nisur që të dekompozohet, por nuk dihet ende çfarë ka ndodhur.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ekipi mjeko-ligjor do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes të së riut.
LEXO EDHE: