Aktualitet

Më pak se 300 viktima në një ditë në Spanjë, ulet numri i rasteve aktive





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 01/05/20 |
mapo.al

Për të dytën ditë radhazi, Spanja regjistron më pak se 300 viktima nga koronavirusi.


Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë kanë humbur jetën 281 vetë, për një total prej 24 mijë e 824 viktimash.


Ndërsa vendi ka hyrë në fazën e parë të planit prej 4 fazash për rihapjen e jetës ekonomike e sociale, shifrat shtojnë optimizmin.


Mbi 115 mijë vetë e kanë fituar deri më tani betejën ndaj Covid-19 ndërsa një spital i improvizuar gjatë pikut të pandemisë në Madrid, u mbyll.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas