Elgit Doda dhe Klea Huta janë komentuar prej shumë kohësh për lidhjen e tyre, madje shumë më përpara sesa të vendosnin ta bënin atë publike. Çifti bëri ditën e djeshme daljen e tyre të parë në televizion tek emisioni “Rudina”, ku moderatorja i kujtoi menjëherë Kleas sesi ia kishte mohuar fjalët që qarkullonin për lidhjen e saj me Elgitin.
Madje, Rudina Magjistari kishte bërë gati edhe videon që e dëshmonte atë moment.
“E mban mend herën e fundit që ishe këtu kur të pyeta për Elgitin? E kam bërë atë videon”, iu drejtua Rudina Kleas, e cila u mundua ta kalonte këtë çast si me të qeshur.
“Një ditë përpara ishe në program dhe më the “Jo”, ndërsa të nesërmen nxorët fotografi të dy duke e bërë publike”, vijoi moderatorja, duke lënë të kuptohej se mezi kishte pritur këtë rast për t’ia ‘përplasur’ në fytyrë.