Një mama në Amerikë thotë se e kanë përdhunuar në banjon e avionit të kompanisë American Airlines.
Aubrey Lane, 32 vjeç, thotë se ka vendosur të padisë kompaninë pasi nuk e ka mbrojtur. Gruaja po fluturonte nga Feniksi drejt Nju Jorkut.
Ajo pretendon se pasagjeri ishte dukshëm i dehur kur hipi në avion, megjtihatë stafi i shërbeu edhe gjashtë pije gjatë fluturimit. Pasi i tha stafit për incidentin, ata thjesht e zhvendosën në fund të avionit.
Gruaja u dërgua në spital pasi avioni preku tokën, kurse agresori i dyshuar nuk u arrestua.
Fillimisht linja ajrore i mohoi akuzat, por tani gruaja ka ngritur padi pasi kompania i ofroi 5 mijë dollarë për të mos folur.