Aktualitet

Me pistoletë e kokainë në çantë, arrestohet këngëtari i famshëm grek, Notis Sfakianakis








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 30/11/20 |
mapo.al

Policia greke ka arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës, këngëtarin e famshëm Notis Sfakianakis.



Sipas informacioneve të deritanishme, këngëtari i famshëm ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë e cila po kryente kontrolle për masat anti covid në kryeqytetin e vendit.


Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm, ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin.



Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.



Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek, kishte përdorur sasi të lëndës narkotike. Ai u ndalua dhe pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë paradites të së sotme.


Notis Sfakianakis është gjendur shpesh herë në qendër të kritikave për sjelljet e tij raciste dhe ksenofobe.

Ai ka fyer të huajt që jetojnë në vend, dhe është shprehur pro organizatës kriminale “Agimi i Artë”, deklaratë të cilën pak më vonë e tërhoqi.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas