Aktualitet

Me pistoletë në çantë, detaje nga arrestimi i Fjolla Morinës, kush e shoqëronte në “Audi”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 19/09/20 |
mapo.al

Arrestimi i këngëtares Fjolla Morina, në doganën e Morinës, pasi në automjet iu gjetën dy armë zjarri pistoletë, ka zënë të gjithë hapësirën informative të kësaj të shtune.


Arma e zjarrit tip “Zoraki” i është gjetur këngëtares në çantën e dorës. Këngëtares 34-vjeçare i është gjetur në bagazhin e makinës edhe një pistoletë e dyshuar lodër çakmak.


Në makinën luksoze “Audi Q7” ajo ka qenë duke udhëtuar me dy persona të tjerë, F.M, 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues në Belgjikë. Ndaj këngëtares është ngritur akuza për “Trafikim të armëve dhe municioneve”.


<
>
Fjolla Morina2 Fjolla Morina3 Fjolla Morina4 Fjolla moRINA5 Fjolla Morina6 Fjolla MOrina7 fjolla morina8

Njoftimi i policisë:


Morinë, Kukës. 


Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34-vjeçare që posedonte armën e zjarrit. Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme. 

LEXO EDHE: 

Arrestohet në doganën e Morinës këngëtarja Fjolla Morina


Etiketa: , ,

Pas