MË PRIT I DASHUR!
Më prit,kur të dal ne orën 9 -të..
do te vij për një kafe bashkë.
Me prit të cepi i rrugës majtas,
aty te lokali me fasadë me lule
tek tavolina e fundit më gjen…
Do të vij, ashtu si jam…
Pa të kuq buzësh,
me flokë shpupurisur nga era
Me fustanin me pika të kuqe
që më rri pak mbi gju
dhe kopsat jo mberthyer deri sipër…
Kur të gjendesh para meje,
zgjatma dorën,tërhiqme pranë vetes e në vesh pëshperitme:
Ja ku më ke!
E unë do të skuqem tek dëgjoj akoma:
Sa e bukur je!!
Shikimin tënd nuk do e pengoj,
nëse ecën në imazhin tim si puthje e nxehtë..
Dhe, nëse nuk flas hyr brenda sytë të mi e lexo kodin e heshtjes që djeg përbrenda…
Nëse fustani i zberthyer të shqetëson,
Mos zgjat dorën ta mbërthesh,
Era ma këshilloi..
Ma merr dorën
e kështu flokë trazuar
fytyrë skuqur buzëcelur,fustanzberthyer
të arratisemi larg…
Larg nga kjo botë
Më prit.
të pres..erdhaaaaa…!!
SHPIRT I TRAZUAR
Ka kohë që valët e detit janë trazuar,
tutje rrëmbyeshëm duke ecë
s‘dijnë për ku e kanë marrë rrugën.
Me u ndal nuk dijnë as nuk kanë adresë,
vala idhenake trand shkëmbinjet
dhe shpirt i trazuar dënesë.
Valët idhnake që godasin pa meshirë
do të doja ti largojë si mjegullën,
që të shohim një ditë të mirë.
S‘dua të shoh se si retë më magji
sjellin shi e bubullimë.
Një shpirt i trazuar ëndërron qetesinë
PËR TY!
Ti me dhurove pese minuta kenaqesi
Une qe c’do dite e ndjej mungesen tende!
Sa shpesh kemi nevoje,per nje fjale te ngrohte,
Sa shumë kam nevoje per ty!
Sa shpesh kemi nevoje per nje perqafim, nje shtrengim duarsh
A nje takim!
Une te pres me c’do kusht
Te ngrohesh sado pak shpirtin tim!
Behu me I gjalle, permes shpirtit tend qe ke.
Se nje dite do vdesim, nuk do rrijme mbi dhe!
Llesh Murrani
Te iki nje dite
Do desha një dite të iki nga ky qytet
ku cdo gjë është e huaj dhe e metaltë
Të iki diku në një tjeter jete
me modernizim sa më të ngadaltë
Larg nga qyteti me hekur e beton
Larg nga zhurmat e nga skizofrenite
Aty ku rreze e diellit në mengjez më zgjon
ashtu si zgjohen vetem perenditë
Trashegimia
Gjyshi im para se te ikte nga kjo bote
Nxori rrobat e reja qe mbante diku fshehur
Rreze oxhakut u ul dhe mbushi nje gote
Dhe ndezi te fundmen cigare te mbetur
E kishte ndare gjyshi trashegimine me kohe
Shtepine ,kullen ne Lalm ,arat,kale dhe qe
Nenes sime qe do te me lindte mua
I tha ty emrin per djale po te le
Pronat nuk i ndau me noter e avokat
Mjaftoi nje fjale e tije dhe te gjithe heshten
Pastaj u zvogelua gjyshi pak e nga pak
Nga zvogelimi nuk e zuri dot vjeshten
Rojtare e henes
E mbushi pjaten nena kokeulur dhe e heshtur
Mbi tavoline vuri pak uje dhe nje gote
Ne qiell doli nje cope hene e mbetur
Si mesazh i ardhur nga nje tjeter bote
Keshtu kishte qene shkruar fati i nenes
Te rronte keshtu e vetmuar
Naten te ishte rojtare e henes
Dhe diten nga njerezit e harruar
Zera te larget iken bashke me veren
Bosh mbeti shtepia plot vetem nje pjate
Nga buka ngrihet nena e mban vesh eren
Mos po vjen kush ne naten e gjate
Eden Babani
Flladitje
Ti dridhu ndonjë mbrëmje kësaj ane,
ani se në dritare s’ka njeri,
ani se pas dritares
përgjumësh errësira
dremit në qetësi.
Aty,
mes errësirës tinëzare,
përleshur me mendime rrokopujë,
përgjoj me padurim
të ngjitet sipër flladi yt i lehtë,
të dridhet,
të përvidhet,
të hyjë ëmbël në dritare…
Dashuri vjeshtake
Të putha në nëntor,
kur bota ish ngado e verdhë.
E verdhë ish dhe puthja ime…
Pa dridhej buza si një gjethe e zverdhur,
pa strukej puthja si një gjethe e hedhur.
Eh, dashuri vjeshtake…
E zbehtë posi pamja e nëntorit,
e nxehtë si tetori në mesditë,
e ftohtë si mesnatë e errët vjeshte.
Zaho Vasili
DRITËROI
Dritëro ti solle dritë
në humorin shqiptar,
mbushe shpirt e derdhe sytë
me të qeshurën qelibar…
Në Stamboll të vajti nami
thuhet për një bëmë me nam,
kurse Dritëro vigani
i vjen botës anë e mbanë…
NONDA BULKA
Në vitet tridhjetë kur doli
mezi i shekullit njëzetë,
me Naimin dot nuk foli
i ngjau dhe mori jetë.
Nonda Bulka cri, cri, cri
cicërimë zogu, dallonjës,
gjer thellë në pleqëri
kishe klithmën e shqiponjës…!
QAMIL BUXHELI
Romanin humoristik
ju e shikoni që erdhi,
duhej të vinte një ditë
e solli Qamil Buxheli.
Buxheli flakadan mbeti
nuk i shuhet madhështia,
nuk qeshi i gjithë qyteti
po qeshi gjithë Shqipëria…
SPIRO COMORA
Është majë pranë Perëndisë
humori shqiptar u ngjit,
me namin e Olimbisë
zoti Kristo, llogaritë…!
Vetëm lule, nuk mbin bar
në varrin ku fle Comora,
nga humori i tij me zjarr
shkrin akulli dhe dëbora…
DIONIS BUBANI
Humori mbetet si demi
dem i spërdredhur në brirë,
për Bubanin do të themi
brirët ja ka zënë mirë…
Humori është si një div
duhet forcë ta shtrish viganin,
si modern, jo primitiv
e mundi Dionis Bubani…!