ShowBizz

Me pushime në Mykonos, Armina Mevlani sulmohet për jetën luksoze






               Publikuar në : 16:01 - 25/06/19 |
mapo.al

Blogerja Armina Mevlani është shënjestruar sërish për jetën luksoze që bën. Partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një video nga ishulli i Mykonos, Greqi.


“Filmat e vjetër grekë”-ka shkruar ajo krahas videos, duke marrë shtysë jo vetëm nga vendi në të cilin ndodhet por edhe nga veshja e saj. Mirëpo, ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet.

“Ka punuar doktor Berisha që të ikësh në vende të shtrenjta për pushime”-ka shkruar njëri prej tyre. “Në fakt me shoqërinë time kam udhëtuar që 17 vjeç. Komente pa kuptim”- është përgjigjur Armina, që sërish është hasur me një koment të ngjashëm.

“Që 16 vjeç jam edhe unë në rrugëtime, por jo në rrugëtime si ju zonjush e nderuar, jo në Scorpio dhe Mykono. Vetëm për të hyrë brenda duhet të kesh një xhep plot. Se këtej jetojmë edhe ne, i kemi parë shumë vite më përpara…pastaj, për ty normal që pa kuptim janë komentet”-ka shkruar një tjetër ndjekës.


Etiketa: ,

Pas