Moderatorja Orinda Huta, sikurse shumë prej personazheve publik, ka vendosur ta urojë nënën e saj për Ditën Ndërkombëtare të Gruas përmes një postimi në “Insta Story”. Ajo tregon se ndonëse ka qenë një vajzë rebele, dashuria nga e ëma s’i ka munguar kurrë. Këtë të fundit ajo e cilëson si gruan më të fortë dhe më të dashur që ka njohur ndonjëherë në jetë.
“ ‘Më qite shkumën mi goc.’ Tani nuk ndodh më ta thuash, përkundrazi, por unë e di që të kam lodhur shumë se qenë goc rebele dhe se çaja kokën. Por ti më ke dashur shumë gjithmonë dhe shpeshherë jam ndjerë e preferuara edhe pse të ngacmoja që doje çunin më shumë. Unë nuk njoh grua më të fortë, më të mirë dhe më të dashur se ti. Faleminderit Zotit që të kemi” ka shkruar Orinda krahas fotos së publikuar, ku shfaqet duke puthur të ëmën.