I ftuar në emisionin “Gjoni Black”, i moderuar nga Meriton Mjekiqi nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur Capital T këndoi një ‘freestyle’ ku thumboi reperin Mozzik dhe i ngriti vlerat mamasë së vajzës së tij, Loredanës.
Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trimi tha ndër vargje: “Ma repere se ti asht Lori” dhe kjo është marrë si një kunjë ndaj Mozzik. Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.
Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.