Aktualitet

Me shembjen e Teatrit fillon fundi i Ramës!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 29/05/20 |
Aleks Martin Kapllaj

Në librin “Rrno për me tregue”, At Zef Pllumi ka shkruajtur: “Mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të kqij”. E këtu i referohej edhe Edi Ramës, (përveç etërve të tyre), i cili ia arriti të zbatojë të gjitha ligësitë që kishte si program, në shkatërrimin e të gjitha istitucioneve demokratike në dy mandatet e tij dhe populli nuk arriti ta zotnonte këtë të keqe të madhe.


Tashmë Shqipëria ngjan më shumë me një vend latino-amerikan, sesa me vendet evropiane.


Me shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama, Veliaj, Lleshaj dhe PS kanë treguar qëllimet e tyre anti-shqiptare, anti-kulturore dhe anti-historike, të imponuar nga interesat e disa individëve, që kontrollojnë ekonominë e vendit dhe arrijnë të orientojnë edhe vendimet e qeverisë në shkëmbim të blerjes së votave për pushtetin e Ramës.


Ramën nuk e mbrojnë më as socialistët e ndershëm, e kur arrijmë në këtë fazë, ai duhet të bëhet gati të pastrojë muret e kryeministrisë që i ka nxirë me skicat e tij, që përfaqësojnë pikat e programit në përmbysjen e të gjitha strukturave administrative e demokratike që kishte filluar të ndërtonte vendi i ynë para se të vinte ai në pushtet.


Lista e dëmeve që i ka bërë Rama vendit tonë, është shumë e gjatë dhe filloi që me vjedhjen e votave dhe me krijimin e aleancës së qëlbësirave, që solli në të gjitha nivelet administrative e legjislative.

Vazhdoi me ndarjen administrative, që ka pëmbysë të gjitha lidhjet naturale, që kishin përpara të gjitha trevat e Shqipërisë, me qëllim favorizimin e zonave që kanë mbështetjen politike duke kryer një konflikt interesi politik me karakter diskriminues ndaj qyteteve të tjera të djathta, që nuk marrin buxhetin që takon.

Drejtësia tashmë është në shërbim të Ramës, për qëllime politike dhe është më e keqe se në kohën e Enverit, ku akuza dhe gjykatësit, janë në bashkpunim kundër qytetarëve dhe avokatëve të tyre mbrojtës, pra çdo akuzë e prokurorit është një çështje pazari me gjykatësin dhe e drejta e qytetarëve përfundon në kosh të plehrave.

Duke kontrolluar drejtësinë dhe Gjykatat, Rama arriti ta shndërrojë vendin tonë në plantacionin e hashashit në Evropë, duke i mbrojtur edhe kultivuesit dhe trafikantët e tij dhe kjo vertetohet edhe me objektivin e tij, legalizimin e drogave “të lehta”, për “qëllime” shëndetsore, si shpërblim për organizatat kriminale që kanë mbështetur Ramën të vinte në pushtet.

Me Teatrin, Rama firmosi shembjen e tij.
Rama premtoi 300 mijë vende pune, jo vetem qe nuk i krijoi ato, por i shtoi te papunët dhe i detyroi ata të imigrojnë jasht Shqiperisë.
Pjesë nga programi PS në mandatet e tij: “Angazhohemi te krijojme 300 mije vende pune. 40 mije vende pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune në industrinë e lidhur me to. 15 mijë ne industrine e lidhur me detin, 155 mije vende pune në aktivitetet e lidhur me bujqesine e blektorine.
62 mije vënde permes reformimit te programit te ndihmes ekonomike.
11 mije vende pune ne fushen e turizmit dhe 4 mije ne fushen e teknologjise dhe informatikes”, jo vetëm nuk i krijoi kushtet për vende pune por favorizoi prodhimet e eksportit.

Premtoi rritjen e pensionëve, por jo vetëm që nuk i shtoi ata, por me çmimet dhe taksat e larta te ujit, energjisë dhe artikujve ushqimorë, e pergjysmoi vlerën dhe forcen blerëse të tij.
Në programin e qeverisë, Rama premtoi fillimin dhe shtrimin e rrugeve të akseve kryesore të vendit, te cilat nuk u bënë, por ato ekzistueset po degradohen e po shkaterrohen çdo ditë e më shumë.
Njekohësisht, bëri me pagesë rrugën që lidh Shqipërine me Kosoven.

Premtoi programe të lidhjes së studentëve të universitetit me botën e punes, por e bëri jo me ate të vendit tonë, por me vendet evropiane, si punetorë te pakualifikuar.
Siguria e vendit është një iluzion i të gjithë shqiptarëve. Tashme bandat e krimit ekonomik kontrollojne te gjithë vendin, te mbrojtur edhe nga përfaqesues të pushtetit lokal e qëndror.

Akademia e shkencave u shndërrua në një organizatë të pensionistëve të partive te majta.
Parlamenti funksionon pa shumicën e vlefshme kushtetuese, që është 140 parlamentar, që e bën dy herë të paligjshëm duke u nisur edhe nga fakti se si i kanë vjedhur votat deputetët e Ps-së.
Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, qëllimisht për të mos hedhur poshtë zgjedhjet e paligjshme lokale të 30 qërshorit, të zhvilluara në kundërshtim me dekretin e presidentit.
Premtoi luftën ndaj korrupsionit, por e rriti indeksin e tij nga 0.73 qe ishte ne 2010, ne 0.9 ne vitin 2018, sipas studimeve te OKB-se, duke e futur ne vendin tone ne 15 vendet me te korruptuara te botës.
Ka shtuar presionin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe televizioneve që kritikojnë qeverinë e Ramës dhe ka mbyllë programe e Tv që kanë dalë kundër tij, duke i kushtuar vendit tonë 140 mln euro, vetëm mbyllja e Agon Channel.
Por Rama me shembjen e Teatrit ka firmosur fundin e tij dhe të gjitha dëmeve që i ka shkaktuar vendit tonë, me politikën e tij jokonvencionale, irracionale, jodemokratike që ka ushtruar në dy mandatet e tij, si transkriptim katastrofik i skicave të tij në qeverisjen e vendit.

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas