I ftuar dje në “Një kat më lart”, ish-banori i “Big Brother 9”, Olsi Klosi, foli për marrëdhënien me nipin dhe mbesën e tij dhe tregoi një moment prekës kur ai sapo ishte kthyer nga burgu dhe nipi i tij, Noeli e shihte dhe qante.
“Nipi dhe mbesa janë dy dashuritë e mia. I kam tatuazh të dy. Kur kam dalë nga burgu dhe u ktheva në shtëpi, normal kisha ndryshuar, isha me mjekër, tullac dhe nipi më shihte dhe qante. Më thoshte: O xhaxh mos ik më. Në atë moment jam prekur shumë dhe vetëm qaja. Jam shumë tip i ndjeshëm”, u shpreh Olsi.
Ndërsa për mbesën, Alesian tregon se ajo e ka prekur shumë herë dhe kujton ditën kur ajo kishte ditëlindjen dhe ai nuk kishte mundur të shkonte. “Kur jetoja në Zvicër, mbaj mend një rast kur ajo kishte ditëlindjen, unë i thashë që do vija, por nuk munda. Ajo sot e kësaj dite e mban mend dhe thotë pse nuk erdhe. Femra ta këput shpirtin. E kam pikë të dobët”, u shpreh Olsi.