Një nga lajmet më të bujshme ka vitin 2019 ka qenë ai i koreografit të mirënjohur Tan Brama dhe këngëtares Elvana Gjata. Sipas koreografit arsyeja pse e përjashtoi nga trupa e saj e baletit ishte për faktin se Elvana xhelozonte për artistet e tjera.
Por në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku, Tani zbuloi se cfarë ndodhi, pas bujës mediatike.
Moderatorja e pyeti nëse këngëtarja e kontaktoi pas bujës mediatike, ndërkohë Brama u shpreh: ‘Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq’.
Ai ende kishte konsiderat për Elvanën gjë e cila u vendos në dukje në momentin kur Esteri e pyeti nësë këngëtarja u përpoq t’i bllokonte punën tek artistët e tjerë. ‘Jo, Elvana nuk është vajzë e tillë’, tha Tani.
Etiketa: elvana gjata, Tan Brama