Kronika

Me shpejtësi 154 km/h, arrestohen 6 drejtues mjetesh, bllokohen 79 patenta (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 21/06/20 |
mapo.al

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore. Si rezultat, burime zyrtare bëjnë me dije se nga gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00.30 të së dielës në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.


Në të gjithë vendin, janë vendosur dhe 149 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.


“Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë që variojnë nga 140 km/h – 154 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar aksident rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.” thuhet në njoftimin e policisë.




Etiketa: ,

Pas