Aktualitet

Sauk-Teg/ Me shpejtësi tej normave, u merret patenta 9 shoferëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:28 - 15/12/19 |
mapo.al

9 patenta janë pezulluar brenda pak orësh gjatë natës së kaluar , në aksin rrugor problematik  Sauk-Teg. Sipas njoftimit policor, shoferët lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.


“Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë -Durrës. Kujdes, rruga monitorohet me radar. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani, 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju”-shkruan Policia Rrugore në faqen e saj zyrtare në Facebook.


Risjellim në vëmendje se pak muaj më parë katër anëtarë të një familjeje humbën jetën pikërisht në aksin Sauk-Teg, në një aksident rrugor.





Etiketa: ,

Pas