Aktualitet

“Me Shqipërinë nëse plotësohen kushtet”/ Schutz: Konferenca e parë për anëtarësimin, me Maqedoninë e Veriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 10/08/20 |
mapo.al

Në një intervistë për BIRN, Sussane Schutz, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale në Gjermani, thotë ndër të tjera se synimi i presidencës gjermane të këshillit të BE-së është që konferenca e parë e anëtarësimit do të zhvillohet me Maqedoninë e Veriut.


Ndërsa për Shqipërinë Schutz sjell në vemendje kushtet e integrimit, për zhvillimin e konferencës së anëtarësimit.


“Ne duam ta vazhdojmë këtë dinamikë pozitive. Kjo do të thotë, para së gjithash, se duhet të vazhdohen të hidhen themelet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke përfunduar strukturat e bisedimeve. Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, tha Schutz.


Kujtojmë se Gjermania këtë gjashtë mujor është në drejtim të Presidencës së Këshillit të BE, pra është diplomacia gjermane ajo që përcakton agjendën e organit më të lartë drejtues të BE-së.



Etiketa: , , ,

Pas