fbpx

ShowBizz

Më shumë se 10 vite karrierë, ja kujt ia dedikon suksesin Dren Abazi






               Publikuar në : 21:45 - 03/07/19 |
mapo.alm

Kantautori i njohur Dren Abazi ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të zbuluar më tepër rreth koncertit që do të mbajë në Amfiteatrin e Gërmisë, në Prishtinë.


Ndonëse jo shumë aktiv në projekte muzikore, Dren Abazi, është një artist që ka krijuar identitetin e tij në muzikën shqiptare, me një karrierë 10- vjeçare e shumë fansa besnikë.



I pyetur nga Bieta se kujt ia dedikon suksesin e këtyre viteve, kantautori përmendi menjëherë familjen, e veçanërisht të atin.

“Është familja që më ka përkrah, është babi që gjithnjë ka qenë mbështetës dhe shtytës në këtë drejtim, sepse edhe ai ka qenë në vitet 80-të një muzikant i njohur në Kosovë”, tha Dreni.


Etiketa: , , , ,

Pas