Rreth 50,000 ukrainas janë strehuar nga lufta në Turqi, duke përfshirë më shumë se 1,000 jetimë. Disa prej tyre kanë shkuar në qytetin bregdetar të Antalias, i cili ishte tashmë shtëpia e një popullsie ukrainase dhe ruse përpara fillimit të konfliktit.
Duke luajtur basketboll në vapën e diellit të Antalias, Kirill, një refugjat ukrainas nga Chernigov, tha se do të preferonte të ishte në shtëpi me të dashurit e tij.
“Ata ishin të shqetësuar për mua, ata nuk donin që unë të shihja luftën, e dini?” tha Kirill. “Ata donin të më mbronin emocionalisht, prandaj donin që të shkoja, edhe nëse doja të qëndroja me ta, edhe nëse ishte e rrezikshme.
Ashtu si Kirill, më shumë se 1000 fëmijë jetimë kanë mbërritur në Turqi që nga fillimi i luftës. Në këtë hotel të ruajtur nga policia turke dhe vendndodhja e saktë e të cilit duhet të mbetet sekret, ata presin të shkojnë në shtëpi.
Sponsorizuesi i tyre kryesor në Antalia është Ruslan Shozdak, i cili drejton një zinxhir supermarketesh dhe farmacish në Ukrainë.
“Falë përpjekjeve tona në koordinim me konsullatën e Ukrainës në Antalia ne kemi qenë në gjendje ta vëmë në veprim këtë projekt,” tha ai. “Vetëm një muaj pas fillimit të luftës, Turqia kishte nënshkruar tashmë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe kishte dhënë të gjitha autorizimet për të mirëpritur këta fëmijë, është e pabesueshme se sa shpejt shkoi gjithçka. Por sot, ne po kërkojmë që ata të marrin përsipër nevojat e tyre mjekësore. Ruslan thotë se i duhen më shumë vullnetarë.
Përgatiti Liberale.al