Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora, kanë dëshmuar edhe njëherë patriotizmin dhe dashurinë e tyre për atdheun. Ato kanë uruar Kosovën për ditën e pavarësisë (17 shkurt), sipas mënyrës së tyre origjinale.
“Nga Kosova drejt botës. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju dua,”– ka shkruar Dua.
https://www.instagram.com/p/Bt_BhcHhEgB/
Ndërsa Rita Ora ka kujtuar momentin kur realizoi në vitin 2012 këngën e parë në Kosovë, “Shine ya light”, si dhe koncertin që zhvilloi vitin e kaluar në Prishtinë. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Jam mirënjohëse të të quaj ty shtëpia ime,” ka shkruar Ora.
https://www.instagram.com/p/Bt-7tAuHlc5/
Mirëpo, ajo nuk është ndalur vetëm me këtë urim. Këngëtarja kosovare ka postuar në “Insta Story” edhe disa fotografi të fëmijërisë, ku shfaqet me qeleshe, jelek dhe me flamurin kuqezi.
Duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kështu ka vendosur Era Istrefi të urojë shtetin kosovar. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë,”– ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/Bt_EwLNDSWb/