Kryesore

Me sytë nga shtatori i hidhur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:06 - 01/07/21 |
Mapo.al

Pa sharm po mbyllet ky sezon politik, dhe duke mbajtur në kurriz gjithë luspat e problemeve dhe klithmave të tranzicionit. Zgjedhje të dyshimta, mandat i tretë i pamerituar, venerim pa shkak për bosin e rilindjes, ndërkohë që në kampin e mazhorancës zor të gjesh njerëz të lumtur, edhe pse ja dalin të sigurojnë edhe këtë verë, fundjava të gjata e pushime luksoze. Por ka trazim. Pakkush e ka të sigurtë pozicionin. Pllakat tektonike kanë lëvizur dhe vibrimet nuk do të mungojnë.






Vezuvi përgjon në heshtje letargjike po me siguri do të nxjerrë krye.


Trazim të madh ka edhe në fushën e opozitës.







Edhe aty asgjë nuk do të jetë siç ka qënë. Çfarë forme dhe përmasash do të ketë ndryshimi, do të mund të merret vesh që në fund të këtij muaji me gjasë, pasi të dalin forumet e reja.



Po limontia përtace e verës do të mbulojë sakaq shumë prej zhvillimeve, dhe shtatori do të rikthejë turbulencat e mëdha në politikën e vendit, dhe në krejt ecurinë e gjërave.



PD do të jetë nën presionin për të marrë vendime të forta, për të mbajtur gjallë fabulën, motivin dhe moralin, e kjo s’ka për të qënë një sfidë e lehtë.

Lexo edhe :  Debati në seancë, Rrushaj: Pse opozita braktisi Kuvendin

Në shtator me rinisjen e sezonit të ri parlamentar, do të bëhet edhe më e prekshme që një tjetër mandat në opozitë ka marrë rrugën.

E ndërkohë, përplasjet në kuvend s’do të jenë aspak të kollajta.

Edhe pse e zënë me shijimin e lavdisë dhe me sjellje triumfaliste, rilindja nuk do të jetë mbi dafina në vjeshtë. Problemet e ekonmisë, krizat e thella, ngecja e integrimit, potenciali në rritje për fryrjen e ekzistuesve dhe prodhimin e skandaleve të reja, do ta bëjnë shumicën të jetojë në një stinë të palumtur. Pa përmendur këtu forcat e fërkimit të brendshëm që do të rriten e do të kulmojnë me emërimet e reja, ku lufta për pushtet mund të njohë nivelet më të larta deri më tani, çka do të sjellë jo pak pasoja.

Indulgjencat që bosi i rilindjes ka marrë nga ndërkombëtarët kanë një efekt të kufizuar dhe përplasja me realitetin e vështirë do të esëllojë atë dhe çdo mendje që nanurit endrra të këtilla, se sa të kemi skenderbeun, zgjidhjet vijnë nga qielli.

Një rend i ri politik me gjasë do të vijë në shtator, ku shanset për të mbijetuar e ecur më tej do t’i kenë ata që do të gjenden më të përgatitur, që kanë më shumë informacion e aftësi për analizë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas