Aktualitet

Me targa të modifikuara dhe xhama të zinj, disa shoferë në pranga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 12/09/21 |
mapo.al

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka shtruar kontrollet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga janë vënë 13 shoferë të cilët janë konstatuar të dehur në timon ose pa leje drejtimi.






Sanksioneve nuk u kanë shpëtuar edhe shoferët që bëjnë gara shpejtësie ose ecin në mënyrë të pakontrolluar në qendrat e banuara, ndërsa janë vënë nën hetim 14 drejtues automjetesh me xhama të errësuar dhe targa të modifikuara.


Njoftimi i policisë
Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.







Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :



Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

Lexo edhe :  Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel (FOTO+VIDEO)


Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.

Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.

Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas