Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë muajin që lamë pas. Almeda solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Efehan.
E teksa Tolga nuk ka ngurruar t’ia zbulojë portretin vogëlushit, Almeda shfaqet më e kujdeshme në këtë drejtim. Në fotografinë e postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet së bashku me të teksa e mban në krahë, Almeda iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin.
Një urim tepër i ëmbël, të cilit iu bashkangjit një tjetër fotografi ku Tolgahani shfaqet duke puthur Almedën.