Aktualitet

Me të brendshme në kuzhinë! Ç’koment pikant i bëri Noizy Bebe Rexhës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 16/02/21 |
mapo.al

Me të brendshme të kuqe, e gjendur në kuzhinë- dy fotografi joshëse të Bebe Rexhës, njëra pas tjetrës, të cilave nuk mundi t’u rezistonte as Noizy. Nëse hyni tani me shpejtësi në profilin e artistes, do të shihni se një ndër komentet më të pëlqyera është ai i reperit.






 


View this post on Instagram

 





A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)





“Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë”, shkruan Noizy.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që ky i fundit i shkruan Bebes. Në dhjetorin e vitit të shkuar, këngëtarja publikoi një video të realizuar gjatë xhirimeve të “Baby I’m Jealous”. Në pamjet e shpërndara në Instagram, Rexha shihej e veshur me fustan rozë, ku teksa po sillej në sallën e xhirimeve u ndal dhe mori diçka për të ngrënë.

“E madhe”, i komentoi Noizy.

Po kështu, në 2019-ën, reperi i shkroi sërish.

Bebe Rexha ndodhej në një video live në Instagram, kur Noizy komentoi:

“E ki kryt e madh”.

Pak ditë më parë , në rrjetet sociale u përhap një lajm që i shqetësoi jo pak fansat e Bebe Rexhës. Thuhej se këngëtarja kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga familjarët e saj.

Mirëpo e gjithë kjo ishte e pavërtetë dhe solli reagimin e vetë Bebes. Ajo publikoi në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe u shpreh e habitur nga lajmi në fjalë.

Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”

1


Etiketa:

Pas