Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një grafik me anë të cilës argumentoi borxhin publik.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë nuk e shmangu dot sulmin ndaj qeverisjes së Partisë Demokratike, duke pretenduar se shtatë vite më parë realiteti ekonomik ishte i zymtë.
Mirëpo, grafika lë për të dëshiruar. Në të shihet se përgjatë viteve 2006-2013, në kohën e qeverisjes së PD-së, borxhi rezultonte 60 miliardë lekë ndërsa investimet 70 miliardë lekë.
Me 10 miliardë të dalura nga askund, kryeministri Edi Rama i mëshoi “triumfeve” të Rilindjes.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:
MIRËMËNGJES 😊
dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë🙏