Aktualitet

“Më tha je grek”/ Lihet në burg 33-vjeçari që vrau mikun e tij në Gjirokastër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 08/08/20 |
mapo.al

Mihal Thimjo 33-vjeçari që vrau me sende të forta mikun e tij Gëzim Saraçi pasi ktheheshin nga një drekë, është lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës.


Seanca ka zgjatur për rreth 20 minuta ku prokurori ka lexuar argumentet e ngritura nga grupi hetimor duke kërkuar masën e sigurisë “Burg pa afat” për autorin.


Avokati i të pandehurit Mihal Thimjo, Piro Boboli ka kërkuar një masë më lehtë dhe rrethana lehtësuese, pasi sipas tij klienti e ka pranuar krimin dhe se e ka kryer atë në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektet e çekuilibrimit mendor.


Kjo nuk ka mjaftuar për trupën gjykuese të drejtuar nga Pëllumb Vehbiu, e cila ka vendosur “arrest me burg”.


Autori dhe viktima po udhëtonin së bashku në një kamionçinë, tre ditë më parë dhe rrugës kanë nisur një debat, teksa kanë qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike.


Para grupit hetimor Thimjo është shprehur se viktima e kishte ofenduar duke e quajtur grek dhe më pas kishte tentuar ta qëllonte.

Kjo e ka shtyrë atë ta qëllojë me sende të forta, gjë që i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. Pas krimit autori u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën brenda një kamionçinë.

Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime nga blutë e Gjirokastrës, teksa po largohej me një makinë në një rrugë nacionale. Thimjo kishte ndërruar edhe rrobat për të humbur gjurmët nga policia.


Etiketa: , , ,

Pas