Aktualitet

“Më thanë ishte ftohje”/ I riu që mposhti koronavirusin tregon si nisën simptomat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 26/03/20 |
mapo.al

Ai është një nga personat që ka mposhtur virusin vdekjeprurës COVID-19, ndërkohë që prej 3 ditësh ka lënë spitalin Infektiv dhe qëndron në banesë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Erind Cara, me profesion fizioterapist.


Nga ambientet e shtëpisë së tij, i riu ka dhënë një intervistë përmes Skype-s për News24, ndërkohë që tregon se si i nisën simptomat e COVID-19. Ai tha se nisi gjithçka me një temperaturë dhe djersë, dhe që u përkufizua si ftohje. Ndërkohë pas skanerit dhe më pas testit, Erindi tregoi se rezultoi pozitiv nga koronavirusi. Ai tha se shqetesimi që i vijoi pasi i ra temperatura ishte vështirësia nën frymëmarrje.


Si e kuptove që ishte infektuar nga koronavirusi?
Erdhi si diçka e papritur. Bëj një jetë aktive, sportive. Shpresoj se erdhi si pasojë e një ftohje dhe u dobësua imuniteti. Kalova një ftohje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bën analiza dhe tamponin e dola pozitiv.


Keni pasur kontakte me njerëz?
Kontakte s’di ta përkufizojë tamam, kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga italian më 28 shkurt, ai nuk ka pasur simptoma. Ka qenë jeta ime normale, sport, fizioterapia, pacientët e mi. Se saktësoj dot se ku e kam marrë.


Kur ju nisën simptomat?
Më datën 5 mars ishte ai fillimi i temperaturës, që shkonte 37 e gjysmë – 38, ato djerset që shoqërojnë një grip normal. Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi kjo temperaturë kam qenë në shtëpi. Gjeja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. E mora recetën e antibiotikëve që i mora në shtëpi pastaj. Për 5 ditë ishte antibiotik kokërr. Temperatura zgjati deri në 6 ditë, deri në 39 e ca. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotikë të tjerë, intra-antimuskular. Për të luftuar këtë pneumoni, ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjera që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha. U bë tamponi në Sanatorium dhe më pas u shoqërova në Infektiv për të pritur dhe rezultatin e tamponit. Në spitalin e Sanatoriumit nuk kam qëndruar shumë, s’kam pas kontakt. Gjendja e virusit ishte shpallur dhe masat ishin marrë. Në dhoma kam pasur një person në dhomë. Të infektuar kanë qenë gati te 30 persona.

Ka pasur persona me probleme në pavionin ku ju qëndronit?
Në pavionin tim nuk kanë pasur shumë problematike. Unë isha pak më mirë dhe i jepja ndonjë ndihmë si telefoni, atje diçka tjetër. Por jo më shumë. Për mua që isha në kontakt dhe me botën jashtë, mundohesha ti jepja kurajo dhe personave të tjerë. Lodhesha shpejt ose kur shkoja të bëja tek ambulanca e lagjes antibiotikët e ndieja që lodhesha e thosha ‘pse po ndodh kjo’.

Qendroni i izoluar në shtëpi? Si janë familjarët tuaj?
Jam në shtëpi po bën 3 ditë. Familjarët e mi janë mirë falë Zotit. Jemi katër vetë, familja ime gëzon shëndet të plotë. Me të gjithë që kam pas kontakte janë shumë mirë, nuk kanë asnjë problem. Familjarët e mi nuk e kanë bërë testin. Jam në dhomën time, duke përdorur maskë dhe doreza, higjiena e çdo gjë tjetër./ BW


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas