Aktualitet

“Më thanë se e mbështetën Bashën prej meje”, Berisha i kërkon falje demokratëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:12 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar sot ndjesë publike demokratëve sa i takon mbështetjes së dhënë për kreun e PD-së Lulzim Basha.






Sali Berisha tha se demokratët e thjeshtë apo ata në struktura i kanë thënë se nuk e kanë dashur kurrë Lulzim Bashën në krye të PD-së, por e kanë mbështetur sepse e mbështet vetë Sali Berisha.


Ish-kryeministri, i cili tanimë nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së tha se nuk e kishte njohur Bashën në këto përmasa.







“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike! Nga mëngjesi në darkë takohem me demokratë, demokrate, drejtues të degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, papërjashtim, të gjithë më kanë thënë hapur në sy: Doktor ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur sepse e mbështet doktori.



Lexo edhe :  Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë

Mund tu duket çudi, por unë në këto përmasa, ua them me sinqeritet absolut nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së.



Në 8 vite nuk gjen me gishtat e dorës nuk gjen me gishtat e dorës njerëz që unë ti kem promovuar në PD, përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin punuar apo bashkëpunuar me mua. Unë asnjëherë nuk i thashë…Dakord do zgjedhë njerëzit e vet, do punojë me njerëzit e tij”, – tha Berisha.

LEXO EDHE:

Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë

14


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas