Policia britanike ka arrestuar një person i cili u përplas me dy oficerë policie pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson, teksa bartte dhe një thikë me vete. Policia rrethoi zonën e Whitehall për disa orë, në të cilën janë të vendosura disa prej ministrive duke përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, që të çon në zyrën dhe rezidencën e Boris Johnson në Downing Street.
“Rreth orës 8.50, një 29-vjeçar i armatosur me thikë është përplasur me dy efektivë të policisë para Ministrisë së Mbrojtjes. Oficerët e policisë kanë ndaluar personin. Ndërsa nuk ka raportime. Ai është arrestuar për tentativë vrasjeje dhe posedim të armëve të ftohta dhe ndodhet në paraburgim në një stacion policie në qendër të Londrës. Incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin”, thuhet në deklaratën e policisë së Londrës.