Kronika

Me 3 plumba në këmbë/ Kreshnik Tusha, dëshmitari që pritet të zbardhë atentatin e Laçit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 31/05/20 |
mapo.al

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në ngjarjen mbrëmjes së kaluar në Laç, pritet të dëshmojë dhe të japë të dhëna të vlefshme për grupin hetimor në lidhje me atentatin ku mbeti i vdekur në vend Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji i cili ndërroi jetë pak orë më vonë.


I plagosur nga ngjarja, me 3 plumba në këmbë, Tusha u dëgua në spital nga familjarët e tij. Teksa natën e ka kaluar në sallën e operacionit, Tusha pritet të dëshmojë para autoriteteve për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Në Lezhë dhe Kurbin policia ka shoqëruar rreth 30 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Uniformat Blu, kanë sekuestruar dhe shumë pamje të kamerave të sigurisë me shpresën se mund të kenë regjistruar autorin e kësaj ngjarje. Policia ka dyshime të forta se edhe autori mund të jetë plagosur, pasi në dorën e viktimës Bujar Lika është gjetur një armë zjarri tip pistoletë që ka kryer qitje. Dyshohet se një nga autorët është vetë Kreshnik Tusha, ndërsa dyshohet se ai ka bashkëpunuar bashkë me një person tjetër.


Pista e hetimit deri tani mbetet e shkuara e viktimës Bujar Lika, i cili mendohet se ishte shënjestër e këtij atentati. Burime për mediat bëjnë me dije se Lika kishte në pronësi një lokal në ish-Bllok, biznes të cilin e kishte kaluar në emër të motrës së tij, Ardiana Toqi.


Ndërsa për viktimën e dytë, Paulin Gjergji, që fillimisht mbeti i plagosur nga të shtënat e Tushës, por ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm, mësohet se disa vite më parë ka pasur një kazino po në zonën e ish-Bllokut. Paulin Gjergji, në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj.

Por kush është e shkuara e Bujar Lika (Hasanit)?

Lika është i njohur edhe për lidhje të forta miqësore me kreun e një grupi kriminal kryesisht në fushën e lojrave të fatit.

Pak minuta pas vrasjes së tij në Lac, në kryeqytet pati një shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e familjes së Ervin Matës.

Megjithëse nuk ka prova për të faktuar nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, policia po heton më këtë drejtim pasi Mata dhe grupi kriminal me të cilin kishte lidhje viktima Bujar Lika kanë pasur një përplasje të mëparshme në 4 tetor 2018.

Gjithashtu 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.

Për vrasjen e Nikajt u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani 1 vit burg.

Viktima dyshohet se ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme u gjet një armë, që dyshohet se u përdor gjatë shkëmbimit të zjarrit.

LEXO EDHE: 

Atentati në Laç/ E shkuara e Bujar Likës, nga lidhja me Ervis Martinajn tek lokali në ish-Bllok


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas