Kronika

Me tuba oksigjeni në hundë, MAPO siguron foton e Eduard Lamës te spitali “Amavita”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 23/06/20 |
mapo.al

Personi që shikoni në foto është i arrestuari i mëngjesit të sotëm, Eduard Lamaj, 30 vjeç, i dyshuar për atentatin e 30 majit në Laç, ku u ekzekutuan në hollin e hotelit të Ari Allamanit në Laç, dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.


Gazeta MAPO siguron foton e Lamajt në dhomën e spitalit privat “Amavita”, pranë Qytetit Studenti. Siç duket edhe në foto, gjendja shëndetësore e Lamës ka qenë e rënduar.



Eduard Lamaj në spitalin “Amavita”


Ai mbeti i plagosur në këmbë gjatë atentatit. Pas ngjarjes, Lamaj është fshehur te banesa e të motrës në Tiranë. Në klinikën private “Amavita” ai është paraqitur rreth 20 ditë pas ngjarjes, kur gjendja shëndetësore është përkeqësuar.

Lamaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë e cila ishte marrë përsipër nga dy mjekët Viktor Marku, ortoped në spitalin e Lezhës dhe Besim Lama, ky i fundit mjek kirurg në QSUT.

Sipas burimeve, Lamaj u ka paguar 10 mijë euro mjekëve për ta operuar, pa i referuar çështjen policisë.

Si ra policia në gjurmët e autorit
I ndaluari dyshohet të jetë përfshirë në atentatin e 30 majit, ku 4 persona të maskuar si policë vranë Paulin Gjergji Markun dhe Bujar Likën. Ngjarja ndodhi në hotelin e shtetasit Ari Allamanit në Laç.

Ndërkohë që i riu ishte në spitalin “Amavita”, policia ishte duke e përgjuar, pasi kishte dyshime se ai ishte një nga personat që kryen atentatin.

Nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.

Uniformave blu 30-vjeçari iu dha identitet të rremë. Por pasi u morën shenjat e gishtave dhe u analizuan gjurmët e gjakut të cilat u krahasuan me ato të gjetura te hoteli në Laç, rezultoi se personi në fjalë ishte Eduard Lamaj.

Më herët, Lamaj kishte kontaktuar me dy mjekët, Viktor Marku, ortoped në spitalin e Lezhës dhe Besim Lama mjek kirurg në QSUT. Këta të fundit i kishin operuar plagën e plumbit në këmbë. Policia shoqëroi edhe dy mjekët.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit po ashtu u plagos nga një prej viktimave.

Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika (Hasani), i cili njihet dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plagosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha. Kurse Paulin Marku i plagos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.

Deri më sot janë në “lojë” të dyja pistat për vrasjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Markut. I pari ishte përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet kriminale dhe të shkuarën kriminale. Kurse Paulin Marku ka pasur biznese në Maltë si dhe një konflikt të mëparshëm për një pronë në Tiranë.

Dëshmia e Lamajt
Në dëshminë e parë përpara grupit hetimor, Eduard Lamaj, 30 vjeç, ka deklaruar se nuk kishte për qëllim të vriste Bujar Likën dhe Paulin Markun, por se kishte hyrë i armatosur në hotel për ta shkatërruar atë, pasi pronari nuk i kishte kthyer një borxh financiar. Por për grupin hetimor e gjitha kjo është alibi e Lamajt dhe nuk është marrë parasysh.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë momenti kur një person me kapele në kokë hyn brenda në hollin e hotelit dhe në dorë mban një armë zjarri kallashnikov. Ai qëllon me breshëri drejt një tavolinë, ndërsa prej saj hapet zjarr gjithashtu. Për pasojë, ndërrojnë jetë dy biznesmenët, ndërsa mbetet i plagosur autori i dyshuar, Eduard Lamaj, nga plumbat e pistoletës së Bujar Likës.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Klinika private ku mjekohej autori i vrasjes së dyfishtë në Laç


Etiketa: , , , , ,

Pas