Microsoft ka arritur një marrëveshje për një aplikacion që do u mundësojë përdoruesve që të porosisin ushqim, ndërsa janë duke luajtur.
Ata thjesht duhet t’i bërtasin ekranit të Xbox One “më ushqe”.
Në ekran shfaqet një meny me pica dhe duke përdorur telekomandën mund të porosisësh tek restoranti më i afërt “Domino’s”.
Simon Wallis nga rrjeti i restoranteve tha se “ne i duam lojtarët, ata i duan picat”.
Ekspertët e çështjeve të shëndetit e kanë kritikuar këtë aplikacion.
Sipas tyre, numri i obezëve po shtohet në mënyrë të frikshme falë edhe këtyre praktikave.