Aktualitet

Me xhup dimri, policia italiane i ndërpret endrrën shqiptarit për t’u pasuruar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 15/07/21 |
mapo.al

E kërkonin prej dy vitesh dhe më në fund e gjetën.






Nuk bëhet fjalë për merkato futbollistësh, por për arrestimin e një shqiptari, i cili si përfundim ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai kërkohej nga drejtësia, por edhe pse në arrati nuk kishte hequr dorë nga paligjshmëria.


Shqiptari u kap me 215 gramë marijuanë me vete dhe 2 gramë kokainë. Agjentët e pikasën shqiptarin në momentin që po udhëtonte me një motor.







Arsyeja ishte veshja e tij. Në mes të të nxehtit dhe vapës, shqiptari mbante veshur një xhup dimri.



Agjentët iu afruan dhe në këtë moment, shqiptari la pas motorin dhe u arratis për t’u fshehur drejt një garazhi. Por policët mundën që ta kapnin. Gjatë arrestimit ai u përpoq që të fshihte një pult kontrolli. Sipas policisë, kjo shërbente për të hapur derën e një garazhi, brenda së cilës ndodheshin një makinë dhe një skuter tjetër.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat


Por më e rëndësishme ishte sasia prej 63 kilogramësh marijuanë e fshehur. Nëse droga do të dilte në treg, shqiptari do të kishte fituar të ardhura mbi 200 mijë Euro. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas