Aktualitet

Media amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokoi udhëzimet e CDC-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:27 - 10/05/20 |
mapo.al

Sipas një korrespondence elektronike të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” vendimi për të mos zbatuar këshillat e hollësishme të ekspertëve kryesorë të vendit për rihapjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit, erdhi nga nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë.


Kjo gjë duket së konfirmohet nga disa emaile të brendshme të qeverisë të siguruara nga agjencia. Ato tregojnë gjithashtu se pasi AP raportoi të enjten se dokumenti me udhëzime ishte bllokuar, administrata Trump kishte urdhëruar që pjesë kryesore të tij të rishqyrtoheshin me shpejtësi për miratim.


Emailet tregojnë se ekspertët më të lartë të vendit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin shpenzuar disa javë duke punuar për përgatitjen e këtyre udhëzimeve me qëllimin për të ndihmuar vendin që të përmballojë emergjencën shëndetësore publike, por puna e tyre u hodh poshtë nga të emëruarit politikë, me pa shpjegime siç raporton AP.


Dokumenti, i titulluar “Udhëzimet për zbatimin e kornizës së rihapjes së Amerikës” u hartua për të ndihmuar udhëheqësit e besimeve fetare, pronarët e bizneseve, arsimtarët dhe zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në vendimet e tyre për të rihapur vendin.


Ai përfshinte detaje të hollësishme shoqëruar me grafikë që synonin të ndihmonin udhëheqësit lokalë në vendimet e tyre të vështira për të rihapur ose jo komunitetet e tyre.

Të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se dokumentet nuk ishin aprovuar nga drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield, por emailet tregojnë të kundërtën.

Udhëzimet e reja, një përzierje e këshillave të lëshuara tashmë së bashku me informacione më të reja, ishte miratuar dhe reklamuar nga nivelet më të larta, përfshirë zotin Redfield. Përkundër kësaj, administrata e vendosi qe ato te mos zbatohen, duke vendosur ta arkivojë dokumentin më 30 prill./VOA/


Etiketa: , ,

Pas