Kronika

Media belge për lirimin: Trajtim preferencial për Safet Bajrin, e ruante ekipi i tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:12 - 05/02/19 |
mapo.al

Portali belg ‘Het Laatste Niews’ i ka kushtuar një shkrim lirimit të Safet Bajrit nga qelia për disa orë. Edhe pse ai shkoi në varrimin e babait, gazeta shkruan se Bajrin e ruanin njerëzit e tij. Më poshtë shkrimi:


Safet Bajri, 34 vjeç, i dënuar me 22 vite në vendin tonë, është lejuar të dalë nga burgu në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të premten. Shqiptari- i njohur edhe me emrin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth 40 vrasje, prostitucion dhe trafik droge- u arrestua shtatorin e shkuar.


Sistemi i burgjeve në Shqipëri i dha top-kriminelit, që u dëbua ‘aksidentalisht’ nga vendi ynë duke përfunduar në listën e më të kërkuarve, një leje prej gjashtë orësh për të marrë pjesë në funeralin e babait me miratimin e prokurorisë.



“Në orën 10:20, Bajrin e morën nga burgu dhe e transferuan në apartamentin e tij në Shkodër për të ndryshuar rrobat,” raporton media shqiptare. “Më pas ai mori pjesë në ceremoni nën monitorimin e policisë dhe ekipit të tij të sigurisë”.


Pas kësaj, Bajri u rikthye në qelinë e tij, ku duhet të kryejë të paktën nëntë vite për ‘dënimin belg’.


Dhënia e lejes është pritur me dyshime në Shqipëri. “Ky trajtim preferencial tregon edhe njëherë sesa të ngushta janë lidhjet mes politikanëve dhe mafias, si në rastin e Bajrit,” thuhet. “Milicia e tij private ishte përgjegjëse për sigurinë e tij. Edhe sa kohë do duhet që ai të shkojë ku të dojë sërish nën maskimin e lejes ligjore?”

Daltonët e Dobraçit: Si u blindua Shkodra për varrimin e Jonuz Bajrit


Etiketa: , , , , ,

Pas