Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Media-Goliathi dhe Davidi letrar

by mapo.al
20/11/2014
in Op Ed
0

Viktor CanosinajNga Viktor Canosinaj

Rrëfenja biblike thotë se djaloshi David e rrëzoi të vdekur në tokë përbindëshin Goliath duke i dalë përballë me një hobe në dorë dhe kështu shpëtoi popullin e tij. Do të doja ta rimarr këtë motiv në stil postmodern për të treguar se si Goliathi mund ta vrasë Davidin kur hobesë së djaloshit i këputen rripat apo guri është i papërfillshëm dhe nuk ka fuqi para armëve të stërholluara të gjigantit. Beteja në këtë variant postmodern është mediatike, më pak e shtypur dhe më shumë elektronike. Media-Goliathi ndeshet me Davidin letrar. Davidi ka në dorën e djathtë vetëm penën e tij me bojë të tharë, kurse kundërshtari televizione zhurmëmëdhenj dhe gazeta. Siç mund të pritet, betejën e fiton Media-Goliathi dhe Davidi letrar duron në heshtje përfundimin e përballjes.



Vëmendja mediatike që iu kushtua panairit të suksesshëm të librit të këtij viti ishte saktësisht një variant postmodern i betejës së Media-Goliathit me Davidin letrar. Një publicist i njohur shkroi në lidhje me FF (Fenomeni Fevziu) dhe zilinë që ngjalli te shkrimtarët suksesi i librit të tij të fundit. Mendoj se një shkrimtar nuk mund t’i zilepset kurrë një publicisti, sepse u përkasin racave të ndryshme. Te shkrimtarët nuk pati zili, por trishtim për faktin se letërsia u la në hije dhe ata që janë pa mbështetje politike, financiare apo mediatike ishin të detyruar të shikonin dalldinë mediatike që merrnin pak emra falë pronësisë mbi televizione apo gazeta të caktuara. Imagjinoni se ç’mund të ndodhte në SHBA sikur një publicist të botonte një libër të tipit “Dashnoret e Kenedit” dhe televizionet kombëtare t’u vërsuleshin shikuesve me lajmin pafrymëlënës se Kenedi paska pasur nja njëzet dashnore. Apo sikur Berluskoni të shkruante një libër të titulluar “Viktor Emanueli III” dhe të gjitha mediat në pronë të tij të jepnin alarmin ajror dhe tokësor se në treg është hedhur një libër tronditës.

Gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në një vend perëndimor me rregulla të ndershme loje, që udhëhiqen nga parimi i njohur i par condicio (Latinisht:trajtim i barabartë, kushte të njëjta). Kur hedhin libra në treg, autorët duhet të jenë të barabartë në garën para lexuesve, t’u krijohet mundësia që ta reklamojnë në mënyrë të barabartë krijimtarinë e tyre. Jo kushdo e di se shkrimtarët nuk janë pjella mediatike, as top modele pasarelash, por krijesa të ndrojtura e të tërhequra, njerëz që mbyllen në vetmi për orë me radhë për të shkruar dhe për të vuajtur bashkë me personazhet e tyre. Kush do të kujdeset për reklamimin e tyre? Po ata shkrimtarë e poetë që jetojnë larg Tiranës dhe nuk kanë mundësi të tërheqin vëmendjen e mediave?

Pra, t’i kthehemi motivit të zilisë për Fevziun. Zilia ndaj tij do të ishte  e kotë, sepse Fevziu ka talent dhe rrjedh nga një derë e madhe intelektuale. Nuk është çështje zilie apo mllefi ndaj FF.E vërteta është se shkrimtarët nuk mund të durojnë përdorimin e pandershëm dhe nepotik të mediave në kurriz të më të vegjëlve dhe të atyre pa mbështetje. Mediat shqiptare në shumë raste janë të njëanshme, mbajnë krah, lartojnë në qiell të fuqishmit dhe lënë në heshtje të dobëtit, por që mund të jenë më të talentuarit. Sepse tekstet e mëdha letrare jo gjithmonë përkojnë me numrin e shitjeve. Detyrë e medieve kulturore është të zbulojnë këto tekste të mëdha, ta orientojnë lexuesin drejt letërsisë së vërtetë.

Në panair ka shkrimtarë që vitet e fundit kanë firmosur në stendat e tyre libra pa fund, por rrallë mediat kanë marrë mundimin të afrohen dhe të pyesin: “Ore davidë të papërkrahur mediatikisht, ç’ndodh këtu te ju?” Ndonëse programi i aktiviteteve promovuese të shkrimtarëve është i publikuar deri në detajet më të imta, mediat nxitojnë atje ku i urdhërojnë, duke dhënë një panoramë krejt të njëanshme të prodhimit letrar. Sepse këta shkrimtarë që nuk i kapin kamerat televizive kanë fatkeqësinë të mos jenë manjatë mediatikë, nuk kanë prapavijë politike dhe as nuk janë pasanikë që të paguajnë reklamën. Ata detyrohen të luftojnë për mbijetesë duke mbajtur fort rreth vetes të vetmen pasuri, lexuesit e tyre. Kjo ndodh me dhjetëra shkrimtarë e poetë të tjerë të këtij vendi që quhet Shqipëri.

Në parim nuk kam asgjë kundër vëmendjes mediatike dhe kundër mediave, sepse kam punuar vetë gazetar dhe editor. Mediat shqiptare në shumë raste kanë bërë punë të mrekullueshme në kushte tepër të vështira. Ato janë një aset i paçmuar i këtij vendi. E vërteta është se ka pasur raste kur zhurma mediatike ia ka vlejtur, siç ndodhi me romanin “Të jetosh në ishull” të Ben Blushit, që ishte një rritje e stekës së narracionit në prozën shqipe, detaj që askush nga komuniteti letrar nuk pati guximin qytetar ta pranonte, por djallëzisht debati u kanalizua në histori: “Kush e dogji Voskopojën”, ndërkohë që fiksioni i Blushit nuk merrte aspak përsipër të vërtetonte historikisht asgjë.

Gjithashtu, nuk i shkrova këto radhë për t’u qaravitur e për t’iu lutur mediave “Aman, kthehuni nga shkrimtarët”.  Debati është parimor: A ka ardhur koha e një par condicio në Shqipëri? Në mënyrë miqësore do t’i sugjeroja publicistit Alfred Peza dhe deputetit Genc Pollo, që drejtojnë Komisionin e Mediave, të shikojnë mundësinë e hartimit të një projektligji për një par condiciomediatik, ku Davidi letrar të mos pësojë humbje. Në Europë ne mund të bëhemi të njohur vetëm me kulturë të shkruar dhe vija e parë e kësaj kulture është letërsia artistike.

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?
Kryesore

Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?

27/09/2022
Next Post
Për Kozetën

Për Kozetën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In