fbpx

Kryesore

Media greke me tituj të fortë për Shqipërinë: ‘Kaos’, ‘zgjedhje të parakohshme’, ‘djali i Sorosit’…





               Publikuar në : 11:59 - 20/02/19 |
mapo.al

Mediat italiane dhe ato greke po e mbulojnë intensivisht situatën në Shqipëri, me tituj bombastikë. Fqinjët duken mjaft të interesuar për situatën në vend. Një agjenci italiane e quante ‘turma oqeanike’ atë që u derdh në bulevard në protestë të shtunën, ndërsa shumë të tjera thonë se Shqipëria është në kaos.


Po kaq të fortë janë titujt e mediave greke. CNN grek shkruan në titull: “Shqipëria zien: opozita i tregon derën Ramës”.



Edhe NewsBomb dhe ProtoTema shkruajnë se ‘Shqipëria është në kaos, shënjestra është Edi Rama’.


SL Press shkruan se ‘korrupsioni rrezikon rrëzimin e Ramës’.

Kurse Real.gr dhe Capital.gr ngrenë pikëpyetjen: “Zgjedhje të parakohshme në Shqipëri?”

Ndërsa portalet News Stream, Pentapostagma dhe El.gr e kanë merakun me miliarderin George Soros. Sipas tyre, njerëzit dolën në shesh të shtunën kundër kryeministrit të George Soros. “’Djali’ i Soros është në telashe,” theksojnë këto portale.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas