Aktualitet

Debat te Media, Marku: Kuvendi si furgon. Kumbaro braktis komisionin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 12/12/19 |
mapo.al

Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku ka folur me tone të ashpra në komisioin e Medias, lidhur me ligjin e ri të përgatitur nga qeveria për mediat online. Në këtë seancë dëgjimore ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të gazetarisë si Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela. Kritikat dhe tonet e forta të Markut ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, kanë bërë që ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro të braktisë sallën e komisionit të Medias.


“Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon.  Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.



Ndërsa Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela debatuan edhe me disa deputetë të opozitës së re, kur iu drejtuan atyre se nuk i njohin si përfaqësues të popullit gjë e cila solli irritimin e këtyre të fundit.


Nga ana tjetër, socialisti Musa Ulqini kritikoi të ftuarit se ata po tejkalojnë lirinë e tyre si të ftuar në komision, duke fyer deputetët. Në këtë moment përfaqësuesit e gazetarisë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela u larguan nga komisioni.

Debati te Komisioni i Medias:

Mark Marku: Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon.  Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cenon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cenojnë mediat.

Kumbaro-Markut: Nuk jam në furgon unë këtu.

Mirela Kumbaro: Qetesohu dhe ruaj etikën.

Mark Marku: Më tregoni edukatën? Ju s’keni as etikë, as integritet. Jeni punëtorë të një njeriu që do t’ju shkelë. Po folët unë dhe koleegwt e mi do ngrihemi dhe do tw ikim.

Mirela Kumbaro: Mund të ikni, mund të bëni çfarë të doni…

Fatjona Dhimitri: Nuk ka pse të largohen!

(Mirela Kumbaro ngrihet dhe largohet nga komisioni)

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk përjashtoj mundësinë se edhe idiotët janë popull dhe vulgu është popull. Dhe idiotët dhe vulgu përfaqësohen në parlament është e drejta e tyre. Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sullnatatin e Arrnaut istanit. Sulltanatet janë të bukura në përralla por jot ë bukura të jetosh në to, sidomos tani në 2019. Jo gjithmonë do të jeni deputetë sado mirë të silleni. Nuk është e thënë që kryeministri do tju përkëdhelë, diku do i ngelë hatri dhe nuk do ju fusë në lista. Nesër fëmijët tuaj ndoshta nuk do të kenë këtë karrierë do të kenë nevojë për hapësirën e fjalës së lirë. Do të duan të bëjnë profesionin e gazetarit dhe jo të lakeut apo të servilit. Kanë nevojë të kenë hapësirë lirie dhe demokracie. Është një ligj që duhet refuzuar dhe përcmuar. Është në dinjitetin tuaj . të lutem bëjeni me pak sakrificë qoftë dhe personale. Është në dinjitetin tuaj të refuzoni dhe të mos harxhoni kohë për të amenduar një ligj i cili tenton në emër të abuzimit të fjalës të vrasë fjalën. Nëse fjala vritet nuk ka nevojë për amendim.

Musa Ulqini: Kjo procedurë është absolutisht ligjore kushtetuese. Ne me vullnetin tonë kemi ftuar për të dëgjuar të gjithë grupet e interest, ata që thonë se është nismë fashiste. I kemi dëgjuar të gjithë me respekt pavarësisht si janë shprehur, por është hera e parë sot që të ftuarit tejkalojnë mandatin si të ftuar duke paragjykuar deputetë që I kanë ftuar në respekt të procedurave. Asnjë nuk ka të drejtë të paragjykoni. Si mund të na paragjykoni. Nuk përfaqësojmë opinion të pamatur publik. Jam njeri I votuar nga mijëra qytetarë. Jam njeri që kam kundërshtuar dhe mbështetur gjërat sic kam menduar, por ju nuk keni të drejtë të thoni. Respektoni disa gjëra minimale. Përndryshe tëmos kishit ardhur. Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarë na paragjykojnë.

(Mark Marku ngrihet në këmbë… Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj ngrihen të largohen).

Ngrihet dhe kryetarja e komisionit Fatjona Dhimitri duke thënë: Më mirë iki dhe unë si kryetare se të bëhem pjesë e lojës…

Fatjona Dhimitri: Çfarë të ftojmë ata që mbrojnë ligjin.

Pedagogët largohen nga komisioni.


Etiketa: , , ,

Pas