Asetet e Fibank Albania u rritën me rreth 20% gjatë gjysmës së parë të vitit 2019. Kjo është ndjeshëm rritja më e lartë në sistemin bankar të vendit, banka e dytë shenoi rritje prej 7%. Ndikimin më të madh në këtë rezultat e patën kreditë neto. Sipas pasqyrave financiare te paaudituara të bankës, Aktivet në total kaluan më shumë se 237 milionë Euro në fund të qershorit. Kreditë bruto për klientët përveç bankave dhe institucioneve financiare u rritën me 15%. Vetëm portofoli i kredive për individë shënoi një rritje prej 23%. Totali i kredive kapi vlerën 115 milionë Euro në fund të qershorit 2019, krahasuar me 90 milionë Euro një vit më parë dhe 100 milionë Euro në fund të vitit 2018.
Depozitat nga klientët jo-banka paten te njejten ecuri pozitive, duke u rritur me 43% krahasuar me qershorin e vitit 2018 dhe 20%krahasuar me fundin e vitit 2018. Përsëri, për të dy periudhat ky ishte niveli më i lartë i rritjes në sistemin bankar. Depozitat gjithsej nga jo-bankat e tejkaluan vlerën 200 milionë Euro në 30 qershor 2019, duke zënë 2% të peshës se tregut, krahasuar me 1.5% një vit më parë.
Fitimi neto i deklaruar i Bankës për gjysmën e parë të vitit 2019 ishte 1.84 milionë Euro, pothuaj në të njëjtin nivel me një vit më pare (2018: 1.89 milionë EURO), pavarësisht rritjes ne provizionet e huave nga 600 mije euro rimarje ne 970 euro shpenzim. Të ardhurat operative për gjysmën e parë të vitit 2019 arritën në vlerën 5.8 milionë EURO, një rritje prej gati 2 milionë EURO nga viti në vit. Shpenzimet e përgjithshme administrative arritën ne 2.3 milionë EURO nga 1.9 milionë EURO si rezultat i zgjerimit të rrjetit të degëve. Shpenzimet për stafin dhe të qirasë gjithashtu u rritën me 345 mijë EUR.
Rezultatet e Bankës për gjysmën e parë të vitit 2019 vijuan trendin pozitiv të viteve të fundit. Në vitin 2018, Banka raportoi gjithashtu nivelin më të lartë të rritjes në sistemin bankar me një rritje prej 26% të totalit të aktiveve, 33% të kredive neto dhe 30% të depozitave, duke rritur në këtë mënyrë edhe pjesën e saj të tregut. Fitimi neto i audituar i Bankës për vitin 2018 i tejkaloi 3.2 milionë Euro, ndërsa treguesit e kthimit mbi astetet prej 1.8% dhe kthimit mbi kapitalin 13.7% ishin ndër më të lartet në sistemin bankar shqiptar.
Fibank Albania është 100% degë e Fibank Bulgari AD. Aksionerët kryesorë të Fibank janë Z. Ivailo Mutafchiev dhe Z. Tseko Minev.
Sipas WDRB.com https://www.wdrb.com/news/