Kryesore

Media në rrezik nga ndërhyrja e qeverisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:52 - 05/08/20 |
mapo.al

Të dhënat e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, shprehin alarmin për rënien e medias shqiptare nën influencën e qeverisë. Ky rrezik ka arritur sipas raportit në nivele ekstreme. Reagon Presidenti Meta: Liria e shprehjes duhet ruajtur me çdo kusht!


Askush nuk mund të kthejë nenin 55! Presidenti Ilir Meta përcjell mesazhe alarmi për gjendjen e medias nëShqipëri. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kreu i shtetit vë në dukje se censura dhe presionet ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë janë alarmuese dhe po denoncohen edhe nga organizata ndërkombëtare. Për këtë Meta, ka cituar Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike që vëren përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. “Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencues, duke rezultuar në media jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet. Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet në internet, rreziku sipas konkluzioneve, rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparencës për sa u përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatë fushatave elektorale”, shkruan ndër të tjera Presidenti.


Meta: Askush nuk mund të kthejë nenin 55!


Faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë, që po konstatohen çdo ditë dhe po denoncohen periodikisht nga organizata prestigjioze ndërkombëtare, janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhershme.Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, me fokus sistemin dhe lirinë e mediave në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian, vëren stanjacion ose përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit.Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencues, duke rezultuar në media jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet. Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet në internet, rreziku sipas konkluzioneve, rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparencës për sa u përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatë fushatave elektorale.


Tepër alarmant është përfundimi se “për sa i përket mbrojtjes themelore të pluralizmit, mediat shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku i pluralizmit të tregut mediatik klasifikohet tepër i lartë në 80%”.Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, i bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij” ku theksohej se pasojat e rënda të fatkeqësive natyrore nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias; Qëndrimi i Departamentit Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera tërhiqej vëmendja se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”, konkluzionet e “FreedomHouse” dhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjioze botërore e europiane të gazetarëve, dëshmojnë se Shqipëria po shënon seriozisht hapa pas, përsa i përket lirisë së medias dhe transparencës. Ky regres është thellësisht shqetësues dhe i patolerueshëm!Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproporcionale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit. Inkurajoj gazetarët kritikë të vijojnë pa u trembur misionin e tyre, dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri. Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i “Agjitacionit dhe Propagandës” dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë”, shkruan Presidenti Meta.


Raporti: Trysni nga partitë politike

Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike tregon se ka një përkeqësim të situatës në vend. Sipas dokumentit pluralizmi mediatik në Shqipëri është në rrezik të lartë për shkak të interesave ekonomikë dhe presionit politik që po i shtyn gazetarët gjithnjë e më shumë drejt vetëcensurimit. Raporti i titulluar “Monitorimi i Pluralizmit Mediatik 2020”, me fokus sistemin dhe lirinë e mediave në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian, vëren stanjacion ose përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit.Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencues, duke rezultuar në medie jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet.Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet e internetit, rreziku rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparencës për sa u përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatë fushatave elektorale.Autonomia redaksionale, ndërkohë, vlerësohet me 88 për qind, në rrezik thuajse të plotë.Për shkak të mungesës së dispozitave për ligjin e mediave audiovizive në emërimin e kryeredaktorëve, studiuesit raportojnë raste të mëparshme ku sërish trysnia politike ka ndikuar për largimin e tyre nga puna.

“Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike pengon anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe të parlamentit që të mbajnë aksione në kompani përfshirë ato mediatike, ndërsa për kryebashkiakët, dispozitat kufizohen vetëm te kompanitë që operojnë në territorin e bashkive të tyre. Por nuk ka dispozita specifike që ndalojnë politikanët, palët partiake apo partitë politike që të zotërojnë mediat,” shton Qendra për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, e bashkëfinancuar nga BE-ja.Raporti nënvizon perceptimin për partishmëri në emërimin e bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizeve dhe nuk lë pa përmendur as kritikat e komunitetit të gazetarëve për Ligjin Antishpifje të miratuar nga parlamenti dhjetorin e kaluar.

Për sa i përket mbrojtjes themelore të pluralizmit, mediat shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku i pluralizmit të tregut mediatik klasifikohet tepër i lartë në 80%, ndërsa me rrezik të lartë shihet edhe aspekti social, përkatësisht korniza e dobët ligjore për trajtimin e çështjeve të minoritetit, personat me aftësitë ndryshe dhe aksesin e grave në medie.

Këtë vit Shqipëria ra me dy vende të tjera në Indeksin e Lirisë së Medies në botë edhe në raportin e Reporterëve pa Kufij, duke u renditur e 84-ta mes 184 vendeve për problematikat si ligji për mediat online, kufizimin e informacionit, arrestimin e gazetarëve dhe mbylljen e mediave kritike me qeverinë.


Etiketa:

Pas