Aktualitet

Mediat botërore ‘çmendet’ pas Shqipërisë, elozhe Brojës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 12/10/21 |
mapo.al

Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjoze europiane pas golit të shënuar në Hungari.






Bomberi kuqezi në pronësi të Chelseat, konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të kontinentit nga e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” që thekson se kombëtarja e Rejës u ringrit pas zhgënjimit në eleminatoret e Euro 2020 dhe tashmë është pranë ëndrrës Katar 2022.


“Shqipëria është një një moment paradoksal pas mungesës në Europian ku bënin pjesë edhe skuadra më modeste si Maqedonia e Veriut dhe tashmë e shikon veten në një duel për jetë a vdekje me Poloninë ky synon vendin e dytë pas krahëve të Anglisë. Rrugëtim i shkqëlqyer për skuadrën e Edy Rejas që po korr frytet e punës me një skuadër që është pasuruar nga një xhevahir si Armando Broja”, thekson fillimisht e përditshmja me qëndër në Milano.







Më pas, gazeta pasqyron rritjen progresive të 20-vjecarit kuqezi, duke theksuar se sulmuesi që ka pushtuar zemrat e tifozëve të Shqipërisë është në probnësi të Chelseat që e ka huazuar te Southamton ku këtë sezon, numëron vetëm 83 minuta edhe pse me Shqipërinë tashmë ka 9 ndeshje me statistika të frikshme, 2 asiste dhe 3 gola në këtë fushatë eleminatore.




“Ka lindur në Slough, rreth 30 km larg Londrës ndërsa pas hapave të parë me Tottenham, në moshën  8-vjecare u bashkua me Chelsean”, shton gazeta italiane që e përfundon shkrimin duke theksuar se bëhet fjalë për një lojtar shumë të fortë fizikisht, i cili e shikon portën vazhdimisht dhe i pëlqen të sulmojë në thellësi.



“A është lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim? Robert Lewandowski dhe shokët e tij do ta bëjnë pa asnjë dyshim një gjë të tillë”, mbyll shkrimin gazeta.

4


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas