Aktualitet

Mediat e Kosovës: Vizita e mistershme e Thaçit mbrëmë në Tiranë. Kë takoi Presidenti?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 29/04/20 |
mapo.al

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.


Kështu shkruan sot portali Kallxo.com, duke dhënë detaje nga vizita që e cilëson të mistershme.


Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.


Sipas një raporti drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, thuhet se Presidenti i Kosovës ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sediljen e parë të makinës.


Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në makine ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se mjeti ka pasur xhamat e zinj.

Nga zyra e Presidences nuk ka pasur asnje pergjigje per te konfirmuar viziten e bere.

Media kosovare ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.

Në anën tjetër, komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar kete informacion.

Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.

Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avion nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.

I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.

Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë.

Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.

Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.


Etiketa: , ,

Pas