Aktualitet

Mediat italiane: Ja katër skuadrat big që kërkojnë shërbimet e Donnnarummas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 28/05/21 |
mapo.al

Dje Milan ka zyrtarizuar portierin e Lille, Mike Maignan, si zëvendësuesin e Gianluigi Donnarummas në radhët e kuqezinjve.






Sipas “Corriere dello Sport”, janë katër skuadra të etur për nënshkruar me “gardianin” e ri, pasi janë paralajmëruar se ai tani është gati për tu larguar nga “San Siro”.


Portieri i kombëtares italiane ka luajtur mbi 250 herë për “kuqezinjtë”, pavarësisht se ishte vetëm 22 vjeç. Ai nuk iu përgjigjur ofertës së Milanit për rinovimin e kontratës, ndërkohë që blerja e Mike Maignan, do të thotë se koha e tij në klub ka mbaruar dhe “zyrtarisht” ai është lojtar i Milanit deri më 1 korrik.







“Corriere dello Sport”, raporton se disa klube të mëdha si Manchester United, PSG, Juventus dhe Barcelona, po shikojnë mundësinë e nënshkrimit me Donnarumman, ndërkohë që të gjithë janë të gatshëm të paguajnë 10 milionë euro neto në vit, shumë e nevojshme për të nënshkruar me të, e cila do të ishte 20 milionë euro bruto, ose 100 milionë euro për pesë vjet.




Juventusi duket udhëheq garën, teksa gazeta shton se klubet janë gjithashtu të gatshëm t’i paguajnë agjentit Mino Raiola një komision prej rreth 20 milionë euro, për të nënshkruar me klientin e tij, kështu që do të ishte një paketë 120 milionë euro. Edhe pse emri i klubit të ri ende nuk dihet, e sigurt është se Donnarumma sezonin e ri do të luaj për Milanin.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas