Aktualitet

Mediat italiane: NATO po synon të ngrejë baza detare në Shqipëri duke na anashkaluar ne














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:26 - 04/05/18 |
mapo.al

Mediat italiane shkruajnë për mundësinë e instalit të bazave të NATO ose të SHBA në Shqipëri, pas një vizite që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi në SHBA.






Sipas tyre, Xhaçka ofroi mundësinë që në vendin tonë të ngrihet një bazë ushtarake e NATO ose SHBA, gjë që në fakt është mohuar dje nga ministrja.


Revista “Formiche” i ka kushtuar një artikull kësaj çështje dhe sipas saj, SHBA po jep sinjale se nuk është e kënaqur me situatën politike në Itali, ku ndodhet baza kryesore e NATO-s në këtë rajon.







Sipas saj, qeveritë aty po ndryshojnë shpesh dhe SHBA po hedh sytë në vende të tjera për të ngritur baza ushtarake, ku vëmendja është drejt Shqipërisë.



“Teksa Moska vazhdon tentativat për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor dhe për ta larguar atë nga sfera e influencës së Perëndimit, vende si Italia nën tensionet pas-elektorale kanë ende dilemat e tyre në lidhje me aleancat ndërkombëtare.



Një nga vendet që e ka bërë të qartë zgjedhjen e saj është Shqipëria, një orientim i konfirmuar nga vizita e ministres Olta Xhaçka në Pentagon, e pritur nga sekretari James Mattis, i cili e mbushi me lavdërimet atë dhe vendin e saj.

Shqipëria është anëtare e NATO nga viti 2009 dhe sot dëshiron të konsolidojë lidhjet euro-atlantike me një bazë amerikane ose të NATO në vend”, thuhet në shkrim.

Lexo edhe :  20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, Biden thirrje për unitet

Sipas artikullit synimet e NATO duket se janë drejt bazave detare.

Më tej deklarohet se në takimet në SHBA, Xhaçka është pritur shumë ngrohtë. “Në takimin me Mattis, Xhaçka e ftoi të merrte në konsideratë Shqipërinë si vend kontakti në rajon, duke shtuar se “ne kemi disa ide mbi vënien në dispozicion të tokës sonë hapësirës ajrore e bazave detare, si në mënyrë bilaterale ose nëpërmjet NATO”.

Konkretisht ministrja mendon për krijimin e një baze ushtarake të bashkë-menaxhuar nga Shqipëria e SHBA, ose në sferën e një baze detare të NATO”, thuhet më tej.

Në artikull tregohet se vendosja e një baze ushtarake në Shqipëri do të dëmtonte Italinë.

“Gatishmëria e Shqipërisë si platformë për operacionet ushtarake të NATO nuk kufizohet në përforcimin e gatishmërisë ushtarake perëndimore në Evropë, por dhe do të ndihmonte në evitimin e hezitimeve nga vende të tjera si Italia, ku influenca e SHBA është shpesh objekt debati politik”, thuhet në artikullin, i cili mban titullin: “Kambana alarmi! Mungesa e seriozitetit të politikës italiane vë në dyshim rolin e vendit në aleancat ndërkombëtare. Ministrja shqiptare kërkon në Pentagon baza të NATO”.

Pra artikulli kërkon të tregojë se NATO dhe SHBA nuk është i kënaqur me Italinë si takon marrëdhënieve mbi bazat ushtarake dhe tani si alternativë po shihet Shqipëria. Megjithatë ministrja ka sqaruar se ajo thjesht ka bërë një ofertë dhe është vendimi amerikanëve të vendosin./Lexo.al/

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas