Aktualitet

Mediat italiane zbulojnë si u arratis Moisi Habilaj: Ishte vetëm në apartament














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 12/01/21 |
mapo.al

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga arratisja e bujshme e Moisi Habilajt në Itali, një ditë më parë.






Sipas tyre që nga e shtuna e kaluar telefoni i tij është fikur dhe i paarritshëm. Sipas mediave italiane është ende mister zhdukja e trafikantit shqiptar të drogës.


Ato shkruajnë se ai ishte në arrest shtëpie në apartamentin e tij të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania, në atë zonë që për dekada ka qenë territori i kontrolluar nga shefi i Cosa Nostra, Ciccio La Rocca.







Mediat italiane kanë zbuluar se Moisi Habilaj nuk mbante një byzylyk elektronik për të gjurmuar vendndodhjen e tij. Gjë e cila vështirëson punën e policisë për të idenfitikuar lëvizjet e trurit të trafikut të drogës nga Vlora drejt jugut të Italisë.



Habilaj ka ishte në arrest në shtëpi pasi u dënua me 15 vjet e 5 muaj burgim në një dënim të shkallës së parë. Ky dënim u konfirmua edhe në shkallën e dytë dhjetorin që lamë pas.



Për disa ditë Moisi Habilaj nuk ishte më në dispozicion dhe për momentin, siç konfirmojnë burimet hetimore ai raportohet si i arratisur. Megjithatë, mbi këtë histori nuk ka asnjë lajm zyrtar nga forcat e policisë italiane.

Arratisja e Habilajt u zbulua gjatë një kontrolli rutinë nga policia për ata që ishin në arrest shtëpiak.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat

Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri për ekstradim në Shqipëri, ku Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian.

43-vjeçari Moisi Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pastaj u transferua në qytetin e Calatina-s ku ai u akomodua tek një i afërm nga ana e babait, për pak më shumë se një muaj.

Më pas kaloi në një apartament të ri, gjithmonë në territorin e San Michele di Ganzaria, dhe me leje që të lëvizte vetëm për te dentisti.

Habilaj pranoi të bashkëpunonte me hetuesit italianë, por nuk e fitoi statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë. Pranimi i pjesshëm i akuzave u duk si një vlerësim pozitiv nga ana e autoriteteve, por nuk iu lehtësuan rrethanat e akuzave.

Një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor 2017 zbuloi ekzistencën e një linje trafiku droge dhe armësh nga Shqipëria drejt Siçilisë. Truri i trafikut ishte Moisi Habilaj i cili kishte ngritur një grup kriminal.

“Biznesi” funksiononte në hijen e klanit Cappello dhe familjes Cosa Nostra dei Santapaola-Ercolano.

Mediat italiane përmendin edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke theksuar se Moisi Habilaj ishte kushëri i tij.

Kujtojmë se edhe vetë Tahiri përfundoi i hetuar nga zyra e prokurorit të Katanias në dosjen mbi bandën e drejtuar nga 43-vjeçari i cili u arratis.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas