Nuk është hera e parë që kolegu Fatos Baxhaku orienton publikisht në media diskutime pikërisht për punonjësit e këtij sektori. Në fakt, një temë e tillë nuk do të ishte me aq interes për publikun, nëse gazetarët dhe njerëzit e tjerë që merren me mediat nuk do të kishin ndikimin e madh që kanë tek ai nëpërmjet informacionit që japin për të; krijimit të opinioneve dhe “edukimit” të shijeve të ndryshme, si dhe kohës së madhe që zë puna e tyre (nëpërmjet faqeve të gazetave dhe hapësirës televizive) tek thuajse çdo qytetar i këtij vendi. Miku im Baxhaku e bën këtë, sepse i dhemb me gjithë mend profesioni i gazetarit. Ai është ndër të paktët ata gazetarë të vjetër në këtë profesion që nuk e ka zakon të përzihet në diskutime dhe debate të gjithëçfarëshme, që nga hiri vullkanik, lufta civile në Somali, armët kimike siriane e deri tek adoleshenca, duhanpirja, droga në shkolla, papunësia, apo edhe lindjet e parakohshme dhe çrregullimet mentale. Por ky nuk është rasti për të folur për Baxhakun dhe ai vetë do të ndihej keq nëse trajtimi i problematikës së këtij profesioni do ta vendoste atë si një protagonist. Të pesë defektet që përmend ai qëndrojnë dhe fortmadje, edhe apatia, edhe mungesa e kuriozitetit, edhe dyshimi, edhe idetë, edhe koloriti i gjuhës që përdorim ne gazetarët.
Është e vërtetë që shumë prej gazetarëve sot janë si përgjumësh që në mëngjes kur vijnë në zyrë. Por, si mos të jenë në këtë gjendje miku im, kur redaktorët, kryeredaktorët, drejtorët e redaksive që kanë për detyrë t’i orientojnë ata, janë për vete në gjumë?! Këta të fundit janë në gjumë jo fizikisht, por profesionalisht. Janë në gjumë, pasi edhe ata presin që t’u zgjohen nga “gjumi” shefat e tyre…Fjala është për pronarët, politikanët, grupet e biznesit që zakonisht ditën e nisin vonë. Jo rrallë, janë këta të fundit që transmetojnë zakonisht me sms porositë e ditës për mediat që ata kontrollojnë, duke nisur kështu përgatitjen e “menysë” të cilën një ekran televiziv do t’ia servirë publikut gjatë gjithë ditës. Nuk është se gazetarët nuk duan të bëjnë gjëra të mira, gjëra që duan punë disaorëshe dhe sakrificë dhe që do t’u shtonte atyre kreditet publike dhe profesionale. Por edhe ata pak që kanë akoma këtë idealizëm, frenohen nga fytyrat e përgjumura të shefave të tyre që nuk i fillojnë dot mbledhjet e mëngjesit nëse nuk kanë komunikuar fillimisht me politikanët, (në qeveri apo opozitë), apo me zëdhënësit e tyre. Gazetarët që zakonisht janë si futbollistë dhe në këto vite gjatë “merkatove gazetareske” kanë shëtitur thuajse në të gjitha redaksitë e televizioneve apo gazetave, e dinë fare mirë sa të lirë janë për të bërë punën e tyre dhe se si zhvillohen mbledhjet në redaksi. Mbledhje, që në fakt janë “brumi” me të cilin gatuhet ajo çka do t’i jepet publikut si informacion me interes për të. Ka media ku mbledhjet drejtohen automatikisht me anë të sms-ve, të cilat i lexon me zë ndonjë person që s’ka lidhje me profesionin, por është vënë në atë post për shkak të servilizmit dhe bindjes pa ekuivok ndaj pronarit. Ka edhe mbledhje gazetarësh, ku 30 minutat e saj janë tamam si një orë mësimi, debat dhe diskutim i përbashkët se si produkti që del në lajme të jetë sa më afër qytetarëve. Nuk është etike të përmend emra këtu, por gazetarët që i lexojnë këto radhë e dinë fare mirë sesi bëhen mbledhjet në redaksitë e televizioneve kryesore në vend…
Kjo lloj apatie e injektuar nga “lart”, mendoj unë, është arsyeja që i bën gazetarët të mos jenë as kureshtarë, as dyshues, të mos kenë as ide për punën që do të bëjnë dhe në fund të kenë një fjalor gazetaresk të ngjashëm me atë që përdoret nëpër kafene. Si mund t’i bëjnë përshtypje gazetarit problemet e qytetarëve, padrejtësitë ndaj tyre, por edhe personazhet që sjellin diçka ndryshe, kur porosia është që lajmet të mbushen me konferenca për shtyp, pamje parlamenti, rrugë me gjak dhe vrasje?! Nëse shihni shumicën dërrmuese të lajmeve tona, pamjet janë vetëm pasqyrë e rrugëve të Tiranës, zyra, godina, beton, asfalt, policë, kriminelë dhe shumë pak herë sheh të flasë në mikrofon qytetari i thjeshtë, pensionisti, nxënësi, pacienti apo fermeri që ka njëmijë halle dhe askush nuk e dëgjon. Çfarë i duhet një gazetari të bëjë një reportazh jashtë Tiranës për të sjellë diçka tjetër për publikun, kur atij i kërkohet të bombardojë njerëzit me politikë dhe ngjarje kriminale, tritol e vrasje?! Cili gazetar do të pyeste shumë herë për diçka, në përpjekje për të nxjerrë të vërtetën që synohet të mbahet e fshehur, kur ajo nuk i intereson shefit apo pronarit tënd?! Nëse dikush do të insistojë shumë për ta bërë këtë, ose do të hiqet me stil nga puna, ose do të fillojë të tallet nga kolegët. Kjo lloj praktike pune, e kultivuar në vite nga persona që e kanë parë gazetarinë si mjet për të bërë karrierë në politikë apo edhe për të mbushur xhepat në kurriz të këtij zanati, sigurisht që e zvenit edhe sensin gazetaresk; atë të përpunimit të ideve dhe përcjelljes drejt publikut të një lajmi që e kanë të gjithë, por që ti ua përçon njerëzve në mënyrë të veçantë. Në lidhje me gjuhën që përdoret në media, miku im Fatos, edhe ti e di shumë mirë besoj, se është gjynah që të lexosh tekstet e lajmeve që shkruajnë një pjesë e gazetarëve. Ka media që i praktikojnë korrektorët nëpër redaksi, të cilët bëjnë një punë të mirë, por problemi ka të bëjë me përgatitjen që gazetarët marrin në shkollë, përpara se të hyjnë në punë. Se kur fillojnë punën, shyqyr thuaj që lajmet në gazeta dhe televizione nuk dalin të njëjta me tekstet e zakonshme që përdorim me sms apo në facebook.
Sa për Urdhrin e gazetarit, kjo do të ishte shërbimi më i mirë që mund t’i bëhej këtij profesioni. Për ta ruajtur atë edhe nga “butakët”, servilët dhe ata që i kanë “rënë në qafë” zanatit tonë, por edhe nga pronarë mediash që pavarësisht kontributeve të padiskutueshme në teknologji, dalëngadalë po i kthejnë gazetarët në skllevër të çifligjeve të tyre, që më shumë se mediatike ngjajnë me sipërmarrje biznesi. Por me Urdhër nuk bëhet asgjë. Dhe vështirë kjo të ndodhë për aq kohë sa gazetarët nuk do të jenë të grupuar jo rreth vetes, por rreth interesave të politikës apo biznesit. Ka ikur mesa duket ajo kohë kur gazetarët ishin solidarë dhe mbështetës për njëri-tjetrin, pavarësisht medias ku punonim. Atëherë kishim ideale, edhe pse nuk ishim aq të aftë në profesion. Sot kemi mësuar diçka rreth gazetarisë, por kemi mësuar njëkohësisht që të mos ngatërrohemi me të tjerët dhe të shohim interesin tonë. Sot të largon pronari nga puna, vetëm se është zgjuar keq në mëngjes, është zënë me gruan, nuk ka fituar në një tender rrugësh apo se ti nuk i pëlqen një politikani dhe askush nuk të mbështet. Sepse nëse kjo do të ndodhte dhe dikush do të të mbronte, nesër ai do të ishte për vete në rrugë…
Media ne Shqiperi eshte jo ne funksion te informimit por per fat te keq ne shume raste, te dezinformimit. Kete e ben sipas zellit te drejtuesve te saj qe ate qe lavderonin sot e shajne neser, atij politikani qe lepinin dje e mallkojne neser sipas interesit personel. Kjo eshte ne kuptimin e plote MASKARALLEK MEDIATIK. Shkrimi i z. Vata me pelqeu.
Me mire shume vone se kurre,kjo autopsi e bere nga gazetaret tane.
Sic thote dhe vete autori, ata u ngjajne vec ca kamariereve te trembur dhe te paguar keq, qe shperndajne turline qe ka gatuar pronari tek klientet varfanjak nga xhepat dhe nga mentaliteti.
Por sic duket dhe autori eshte vete nje nga te tremburit,mbasi,investigimin e le ne siperfaqe,duke barazuar nje televizion si Klan(emri e prezanton ne cdo germ veprimtarin e tij)me ate te top channel.
Qytetari e sheh dhe ndjen, klanin per tere kohen si nje cingije,qe kercen nga napolonat e ngjitura ne balle,nga Saliu.
Ne te kundert Topi nuk te neverit,perkundrazi te lejon nje fushepamje dhe futje ne thellesi ne hallin qytetar dhe zgjidhje konkrete,ku ne kritiken e tij nuk fale asnje ane.
Aldemir !
Mvartesia politike e mediave e gazetareve ne baze te interesave te ngushta, shihet ne qendrimin kritik ndaj qeverise. Misioni i medias eshte te bejne opozite me cilendo qeveri ne favor te interesave te gjithe qytetareve e jo te bejne opoziten e opozites.
Ka nje renditje te kjarte politike midis dy televizioneve me te fuqishme private te vendit,, te TV Klan e Top Cannel. Nese ne emisionin opinion te TV Klan sheh te pasqyruar nje debat te barabarte midis te djathteve e te majteve, kete ralle e sheh ne Top Storin e Sokol Balles ku zakonisht raporti midis debatuesve te majte me te djathte eshte 3 me nje ne favor te se majtes. Pak a shume kjo ndodh edhe ne emisionin Tonight te Ilva Tares qe ka pothuajse te njejtin qendrim me Sokol Ballen.
Persa i perket gazetave, sepaku nga nje veshtrim qe mund t’ju hedhesh faqeve online te tyre, raporti midis gazetave me orientim deri ekstremist socialist me gazetat qe perkrahin demokratet, eshte shume me i madh. Dhjete me nje per te majtet.
Nje tjeter fenomen qe mund ti bjere ne sy cdo lexuesi shqiptar qe plikon ne mediat shqitare online, eshte se ekziston nje grup i madh gazetaresh qe si mision te perditshem kane demonizimin e Berishes me gjithfare akuzash te shpifura.
Fare te pakte jane ata gazetare qe meren me personin e Edi Rames, ndonese cv -ja e tij teper e pasur personale e aroganca e hapur qe shpreh kunder mediave, do te ishte objekt i cdo medie ne bote.
Nga mediat qe i afrohen me se shumti kerkeses se nje media te pamvarur, ku pasqyrohen opinione e analiza te mirfillta me afer profesionales e me te ekuilibruara politikisht, per mendimin tim deri tani jane vetem gazetat MAPO e Panorama.
Persa i takon blogeve te komenteve online ne mediat shqiptare, ajo qe bie ne sy haptazi, eshte mbushja me komente banale e sharje te ndyra rugacerore deri ne thirrje te hapura kriminale nga militantet socialiste apo nostalgjiket enveriste ne mediat socialiste. P.sh: gazeta Tema e Mero Bazes, per cdo dite ka nga nje shkrim te tij ku i versulet ne menyren me vulgare Berishes, i pasuar nga deri njeqind “komente” qe e shoqerojne autorin me pergezime per “kontributin” e tij dhe e pasurojne me sharjet me te ndyra..
Jam tmeruar sot edhe me gazeten Shqip, kur nje shkrimi te nje psikopati qe e quan veten gazetar, i bashkengjiteshin me dhjetra komente e replika me nje gjuhe te ndyre rugesh.
Shkrimi i z.Vata, e cek kete fenomen te korrupsionit mediatik por perseri me formulime te pergjitheshme e pa goditur ne shenje me shembuj konkrete.
A nuk ka ardhur koha te investigohen edhe disa gazetare se cilat jane burimet e interesave materiale personale qe i kane kthyer ne lehes politike ?
Z.Vata.Ju thoni pak a shume qe ne gazetaret lehim si qeni por me friken e lepurit ne bark.Ju thoni se censurohemi dhe vete censurohemi per shkak te bukes te gojes.Z.Vata ju admiroj per sinqeritetin dhe shqetesimin e ngritur,ju te pakten guxoni.Kur mendoj rolin dhe misionin e shume gazetareve dhe reportereve te tjere nga fushe betejat ne bote qe rrezikojne jeten,nuk ju justifikoj.Investigoni Z.Vata bashke me Z.Baxhaku me qe ndani mesa duket te njejtat shqetesime psh se cfare eshte bere ne vite me pronat private dhe publike dhe nese eshte ky qendrim, nena dhe babai i korrupsionit ne vendin tone, pra krye misi, pastaj vijne miset e tjera shoqerusei denonxoni ato ne shtyp dhe do shikoni se si padronet e disa mediave dhe segmente te politikes nuk do tregoen me kaq megalloman,as ndaj gazetareve as ndaj inteligjenxes se publikut tone.Komenti i mesiperm i emigrantit eshte i sakte sipas meje.Investigimi i disa gazetareve lehes politik sic i quan emigranti duhet bere.Por shtoj une me perjashtim te Z.Mero Baze,se qendrimi i tij dihet,pas nje shkrimi te gjate para disa vitesh te Z.Kastriot Myftaraj ku i kujtonte Z.Berisha se nje qeverisje e mire nuk ka nevoj te mbaj prane nje kryesekser si M.Baze. Ky i fundit mesa duket eshte ne kerkim te nje roli te ri.