Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i jep dritë jeshile krijimit të Qeverisë se re në Kosovë, ende nuk dihet nëse LDK-ja ka votat e mjaftueshme për një qeveri me AAK-në, Nisma-n dhe minoritetet.
Deri më tani disa prej deputeteve të LDK-së janë shprehur se do të votojnë kundër dhe ka edhe deputet tjerë që janë me mëdyshje për votimin e qeverisë.
“LDK i ka 28 vota maksimalisht nëse votojnë edhe deputetet që kane qenë kundër mocionit. AAK i ka 13 vota dhe NISMA me AKR i ka 7 vota, tërësisht bëjnë 48 vota.
Këtej llogariten edhe 20 deputetet e minoriteteve dhe kështu i kanë votat me listën Serbe. Pa ta janë 58 vota dhe kështu nuk mund të krijojnë Qeverinë. Por, mendoj se disa ose ndonjë deputet i LDK-së do të votoj kundër kësaj qeverie. Vetë PDK do të dali kundër dhe do të deklarohet për zgjedhje”, – u shpreh njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi.
Sipas tij Vetëvendosje nuk ka mundësi juridike për të ndalur formimin e Qeverisë, me 29 deputetë nuk ndalet. I mbeten protestat dhe format tjera qe unë nuk mund ti planifikoj. Dëshiroj që çdo gjë të kaloj ne paqe dhe pa gjakderdhje. Shteti i ynë kërkon mençuri dhe dialog e kjo në fakt po mungon. /Bota Sot