Kryesore

Mediat: Rama nervoz në Vlorë, tone të ashpra me Lelin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 28/06/20 |
mapo.al

Disa portale të rendesishme në vend, kane raportuar sot se ka një tension te madh të kryeministrit gjatë vizitës në Vlorë, për pakenaqesi të akumuluara atje, për të cilat ai fajëson Kryebashkiakun. Mediat shkruajnë për tone nervoze dhe për përplasje të ashpra.


Edi Rama nuk është përmbajtur në takimin e djeshëm me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kryeministri ka hedhur edhe tavolinën në nerva e sipër, në takimin urgjent të thirrur në Vlorë ku qe i pranishëm Leli dhe drejtorë të institucioneve lokale.


Burime të Lapsit bëjnë me dije se Rama kishte mbledhur gjithë drejtorët e PS Vlorë, si dhe kryetarin lokal të PS. Ai ka pyetur secilin me radhë se çfarë mendon per Lelin.


Kryebashkiaku ishte i pranishëm duke dëgjuar sulmet e njëpasnjëshme të personave të sipërpërmendur.


Lapsi.al mësoi së Drejtori i Kulturës mes të tjerash i thotë edhe se Leli e largonte nga Vittorio Sharbi, ndërkohë që ai kishte udhëzim nga Ministria e Kulturës ta shoqëronte.

Rama humb toruan. Pasi hedh tavolinën me duar i thotë Lelit: “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka, të mora nga hiçi të bëra njeri”.

Kryeministri i tregon edhe se çfarë i ka thënë Damian Gjiknuri.

“Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin”. – mësohet të jetë shprehur Gjiknuri.

Takimi është thirrur nga Rama pasi Dritan Leli ka refuzuar ti përgjigjet ankesave të banorëve të Zvërnecit. Ka qenë pikërisht ky refuzim pika që derdhi gotën dhe që bëri Ramën ti bënte këtë gjyq kryebashkiakut në qytetin ku vetë është deputet. Rama ka kërcënuar Lelin me ndërprerje mandati. /Lapsi.al/



Pas